|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

​Cikalleshi-De Biasit: Balaj të luaj në vend të Sadikut 

Kishte shumë kohë që nuk i mungonte një grumbullimi të përfaqësueses një sulmues si Sokol Cikalleshi.

Fakti i mos grumbullimit nuk e ka mërzitur aspak Cikalleshin, pasi është i vetëdijshëm për mungesën e minutave me klubin, një situatë e krijuar ndoshta nga mos aktivizimi në Evropian ka qenë një goditje jo e lehtë.

“Po t’i kthehemi Europianit në fakt unë pretendoja të luaja më shumë atje dhe të ndihmoja skuadrën, por kjo nuk ndodhi dhe sigurisht që nuk më ka bërë mirë”, tha Cikalleshi.

Ky është sezoni i tij i dytë në kampionatin turk me skuadrën Basksehir. Ndërkohë që në të parin u aktivizua në shumicën e ndeshjeve, në këtë sezon ka luajtur më pak se 90 minuta në 10 javë.

I bindur se do t’ia dalë ai e sheh me optimizëm të ardhmen po tek kjo skuadër. Sa i përket ndeshjes se përfaqësueses me Izraelin, në mungesë të tij ai ka një sugjerim për De Biasin.

“Sa i përket Sadikut duke qenë se ka operuar gjurin mendoj se nuk është në 100% të formës së tij, për këtë arsye duke parë nga ana tjetër se Balaj po luan shumë mirë mund të jetë ai zgjedhja e De Biasit”.

Add a Comment

%d bloggers like this: