|Monday, December 5, 2016
  • NA NDIQ NË

​Plani perfekt i klubeve braziliane për të shpëtuar Chapecoense 

12_1480449229-4353147

Klubet elitare braziliane i kanë propozuar Federatës së Futbollit të Brazilit një serë masash se si ta shpëtojnë skuadrën Chapecoense

Shumica e futbollistëve të kësaj skuadre sot kanë humbur jetën, pasi aeroplani i tyre është rrëzuar në Kolumbi.

Ato propozojnë që Chapecoense të huazojë pa pare lojtarët dhe për tre vite të mos bie në kategorinë e dytë.

1.       Të huazojë lojtarët pa para për vitin 2017

2.       Të shpëtohet nga rënia në ligat më të vogla për tre edicionet e ardhshme

Pjesë e skuadrave që kërkojnë këtë shpëtim janë edhe Sao Paulo, Corinthians, Santos, Palmeiras dhe Portuguese.

PSG ka mohuar lajmet se ata do të dhurojnë 40 milionë euro për skuadrën braziliane Chapecoense

Mediat e ndryshme kanë njoftuar se PSG do të dhurojë 40 milionë euro për skuadrën braziliane Chapecoense, futbollistët e të cilës humben jetën pas përplasjes së aeroplanit.

Le Parisien shkruan se lajme të tilla janë të pavërteta.

“PSG mohon se do të dhurojnë 40 milionë euro për Chapecoense”, shkruan Le Parisien.

 111_1480447880-7995465

Add a Comment

%d bloggers like this: