|E hënë, Qershor 26, 2017

1 ton heroine e kapur ne Pire, vetedorezohet shqiptari. 

125121   Greqi – Një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i njohur, është vetëdorëzuar tek autoritete greke të policisë, duke pohuar se ka qenë pjesë e grupit të personave të arrestuar nga Departamenti i Antidrogës, të cilëve iu gjet dhe konfiskua dy ditë më parë sasia e madhe e drogës prej gati 1.3 ton heroinë, në disa zona të Atikës.

Pas një kontrolli në një prej vilave të lagjes Filothei të Athinës në një depo në Koropi tre ditë më parë është zbuluar 1 ton e 130 kg heroinë.

Në operacion merrnin pjesë specialistë të ekipeve të misioneve speciale, grupi operacional i Departamentit të Antidrogës, ekspertë të krimit ekonomik në Policinë Greke, si dhe agjentë të Agjencisë Amerikane të Antidrogës, DEA.  Drogës ishte e fshehur në thasë ambalazhi të pluhurit të mermerit dhe me këtë mënyrë realizohej transporti i saj në brendësi të Greqisë dhe jashtë saj.

Në pranga kanë përfunduar 11 persona, 6 grekë, mes të cilëve një 15-vjeçar dhe 5 të huaj, të gjithë turq. Midis të arrestuarve ndodhet gjithashtu vajza e një tregtari diamantësh, i cili është edhe pronari i vilës ku u gjet lënda narkotike.

Gjithësej u gjenden 443 pako plastike me heroinë dhe një sasi e vogël kokaine. Janë konfiskuar gjithashtu 6 makina luksoze me të cilat kryhej transporti i lëndëve narkotike. Organet greke po vijojnë hetimet përkatëse, ndërsa të arrestuarit do të dërgohen tek prokurori i Pireut.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Manjani: Biznesi i kanabisit financoi ruajtjen e rezultatit të PS-së të 2013 https://t.co/iBI17c9J77 https://t.co/iAk881Y48y
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bleona Qerreti përfundon kamarjere (fotot)

Këngëtarja Bleona Qeretit pas kërkesës së vazhdueshme për të gjetur një partner të ri, ka vendosur të përkushtohet në një...

Close