|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

10 vjet gjyqe. Edmond Koseni rikthehet në polici, fiton 121 rroga 

Edmond Koseni, i cilësuar si “Komisari i hekurt”, ka fituar të gjitha betejat ligjore me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, duke i detyruar këto institucione ta sistemojnë në punë dhe t’i kthejnë 121 rroga mujore për 10 vjetët e lëna pa punë.

“Shqiptarja.com” mëson se pak ditë më parë ish-drejtori i policisë së Elbasanit i është drejtuar me një shkresë Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar prej saj, nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit, me qëllim detyrimin nëpërmjet përmbarimit të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, për ta kthyer në punë dhe t’i paguajë detyrimet financiare që lidhen nga data 1 dhjetor 2015 e deri në momentin e ekzekutimit të vendimit të qershorit 2012, të gjykatës së Apelit Tiranë.

Prej më shumë se 10 vjet ish-komisari Edmond Koseni, është pezulluar nga detyra për shkak të një procesi penal kundër tij. Mirëpo, edhe pse nga ky proces efektivi i policisë doli i pafajshëm, ai sërish u la pas dore nga krerët e Policisë së Shtetit, duke mos u lejuar të rikthehet në punë.

Nisur nga kjo situatë, Koseni është detyruar të punojë në disa kompani private, ndërkohë paralelisht i është futur kalvarit të proceseve gjyqësore, duke kërkuar rikthimin në punë. Edmond Koseni ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit dhe ka kryer së fundi detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Elbasan.

Gjatë kryerjes së kësaj detyre, ndaj paditësit ka filluar një procedim penal, në të cilin ai është akuzuar të kish kryer veprën penale të “torturës me pasoja të rënda”, në bashkëpunim. Në këto kushte, më 23 dhjetor 2001 me urdhër të Ministrit të Rendit Publik, Koseni u pezullua nga detyra deri në përfundimin e çështjes penale, me motivacionin “për shkelje të rënda në detyrë”.

Në këtë procedim penal, ndaj Kosenit është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”. Ndërkohë që kryeministri një ditë më pas në 21 dhjetor 2001 ka vendosur të largojë Edmond Kosenin nga detyra.

Sa i përket procedimit penal, rezulton se me vendimin e nëntorit 2003 të gjykatës Elbasan, Koseni është deklaruar i pafajshëm për akuzën e “torturës” dhe është pushuar çështja penale, lidhur me akuzën e “kryerjes së veprimeve arbitrare”.

Add a Comment

%d bloggers like this: