|E hënë, Nëntor 20, 2017

1000 persona nga Fieri per protesten e PD-se ne Tirane. 

Fier – foto.phpRrethë 1 000 persona është numuri që kanë udhëtuar drejt Tiranës për të marë pjesë në protestën e organizuar nga PD-ja para Kryeministrisë në paraditen e së premtes.
Sipas burimeve të informacionit nga policia Fier por edhe nga zyra e PD-së dega Fier mësohet se drejt Tiranës kanë udhëtuar në orën 07 e 30 minuta të mëngjesit të së premtes tre autobuza nga Fieri, dy nga Ballshi dhe një nga Lushnja. Informacioni për median shkon më tej kur burime policore pohuan se kanë edhe targat e autobuzave që udhëtuan drejt Tiranës me personat që do të mernin pjesë në këtë protestë.
Vec autobuzave drejt Tiranës kanë udhëtuar edhe automjete të tjerë tip furgona dhe autovetura.
Një ditë më parë nëpërmjet rrjeteve sociale drejtues të PD-së dega Fier hodhën njoftimin se personat që nuk kanë autoimjete apo që nuk kanë mundësinë për të udhëtuar drejt Tiranës për në proteste , publikoi një numur telefoni celular ku të bënin zile pasi ata e mernin vetë në telefon dhe u jepnin targën dhe tipin e mjetit me të cilin do të udhëtonin drejt Tiranës për të marë pjesë në proteste.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Akuzat e Tom Doshit , ambasadori Lu takim 30 minuta me Bujar Nishanin.

Tiranë - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka zhvilluar një takim në ambientet e Preisdencës ditën...

Close