|E shtunë, Tetor 21, 2017

11 – 14 Maj, Panairi Kombëtar i Librit ”Fieri 2017” 

Edhe pak ditë na ndajnë nga çelja e Panairit Kombëtar të Librit ”Fieri 2017”…

Në datat 11 – 14 Maj, në sheshin para Turizmit do të qëndrojë i hapur panairi më i madh i librit, i cili është kthyer tanimë në një traditë për qytetin e Fierit.

Ky panair synon t’i japë vlerën e merituar librit të printuar, si dhe të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet autorëve, lexuesve, përkthyesve, botuesve, përfaqësuesve të medias etj.

Le t’i kushtojmë pak kohë nga koha jonë edukimit të brezit të ri me traditën e leximit!

Frekuentimi I panairit është dëshmi e dashurisë që kemi për dijen, librin, e cila, asnjëherë nuk i ka munguar Fierit.

Bëhuni pjesë e këtij eventi, i cili është i veçantë në llojin e vet, me këto përmasa.

Ju mirëpresim çdo ditë të panairit nga ora 09:00 – 21:00.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kim Kardashian mbulon zogun me taka. ( fotot )

       Vetëm dy ditë pasi fitoi çmimin Femra e Vitit nga GQ, Kim Kardashin shfaqet krejtësisht e zhveshur për edicionin...

Close