|Sunday, December 11, 2016
  • NA NDIQ NË

12 mē të kërkuarit në vend, 3 femra 

Policia e Tiranës në faqen zyrtare në internet ka publikuar listën e 12 personave më të kërkuar prej saj, shoqëruar me fotot përkatëse dhe të dhënat e individëve.

Pjesa më e madhe e tyre konsiderohen konsiderohen nga policia të rrezikshëm dhe të armatosur, ndërsa qytetarët ftohen të njoftojnë uniformat apo komisariatin dixhital në rast se zotërojnë informacione mbi këta individë.
1-Eduart Xhavit Kurti, 41 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”. Duhet të konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.
2 – Eduart Gani Kuliçi, 37 vjeç i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje“. Duhet të konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.
3 – Bashkim Riza Ferati, 37 vjeç, i dënuar me 20 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”. Duhet të konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.
4 – Kujtim Demir Demiri, 49 vjeç, i dënuar me 14 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “trafikim të të miturve”.
5 – Blenis Mihallaq Shyti, 33 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”. Duhet të konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.
6 – Fation Agim Muharremi, 32 vjeç, i dënuar me 11 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes”. Duhet të konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.
7 – Kreshnik Dëfrim Spahiu, 42 vjeç i dënuar me 25 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vjedhjes me armë me pasojë vdekjen”. Duhet të konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.
8 – Valentina Gëzim Tufina, 52 vjeç, e dënuar me 14 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “trafikim i lëndëve narkotike”.
9 – Endrit Arben Daci, 29 vjeç, kërkohet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë. Shenja dalluese: Endrit Daci, i ka flokët e rëna në pjesën e përparme. Duhet të konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.
10 – Adriana Rakip Çakmak, 43 vjeç, e dënuar me 16 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të mashtrimit.
11 – Çetina Xheladin Zajmi, 59 vjeç, e dënuar me 12 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të rënda”.

12 – Florjan Robert Qafa, 38 vjeç, kërkohet për veprën penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Duhet të konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.adriANAbashkimblenisCETINAeduardeduartendirtfatjonFLORIANkreshnikkujtimvalentina

 

Add a Comment

%d bloggers like this: