|E martë, Tetor 24, 2017

12 vite burg shqiptarit të lidhur me “Ndranghetan” 

Itali – Një shqiptar i quajtur Altin Belulaj është dënuar me 12 vite burg për trafik droge. Ky shtetas ishte një nga furnizuesit e drogës në Romë.

Sipas hetimeve, ai konsiderohej si një nga kanalet kryesore të furnizimit me kokainë në kryeqytetit italiane, ndërsa hashashi vinte nga Maroku. Shqiptari u arrestua në vitin 2014 në shtetin fqinj, ndërsa ishte i lidhur me klanin Mole, pjesë e organizatës mafioze të “Ndranghetës”.

Ky shtetas ka pasur edhe probleme me drejtësinë shqiptare për shkak se është arrestuar në lidhje me tragjedinë e 9 janarit të vitit 2004, ku 21 persona gjetën vdekjes pas mbytjes së gomones.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Plumba në kokë 50-vjeçarit pas sherrit .

Tiranë - Një vrasje me armë ka ndodhur paraditen e sotme në Kamëz pas një grindjeje të çastit. Qerim Kaci,...

Close