|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

13 milionë euro kartëmonedha false sekeustrohen në Bullgari 

Bullgari – Një sasi kartëmonedhash false me vlerë të përgjithshme 13 milionë eurosh janë sekuestruar nga zhytësit në fundin e një dige në jug të Bullgarisë,  njoftoi prokurori i përgjithshëm bullgar, Sotir Cacarov.

Kartëmonedhat ishin prerje 500 euroshe.

“Ky është konfiskimi më i madh i kartëmonedhave false në Bullgari”, deklaroi ai.

Banka Qendrore Evropiane ka vendosur kohët e fundit për të ndaluar prodhimin e kartëmonedhave 500 euroshe, për shkak të përdorimit të tyre për pastrimin e parave.
Prerjet ekzistuese vijojnë të mbeten në qarkullim.

Tre shtetas bullgarë janë arrestuar përfshi dhe pronarin e një kompanie printimi , i cili ishte dënuar më parë me gjashtë vjet pikërisht për falsifikim të kartëmonedhave.
Kartëmonedhat er paprera ishin hedhur në digën ”Meçka”.

Blloqet e gjetura nga zhytësit janë nxjerrë jashtë për t’u tharë më pas nga policia.

Add a Comment

%d bloggers like this: