|E diel, Nëntor 19, 2017

15 shtete fillojnë manovrat ushtarake 

Manovrat ushtarake ku marrin pjesë ushtarakë nga 15 vende, përfshirë dhe SHBA-të, filluan sot në Ukrainë, në një kohë që ushtria ruse po përgatitet të kryejë manovrat e saj në kufijtë e Bashkimit Evropian.

“Manovrat e përvitshme ‘Rapid Trident’ që zhvillohen deri më 23 shtator në Javoriv, një qytet në perëndim të Ukrainës, kanë mbledhur 2500 trupa, një numër i pazakontë”, njoftuan zyrtarët ukrainas të mbrojtjes në një komunikatë.

“Sot, mbështetja juaj është shumë e rëndësishme për ne. Eksperienca e kolegëve tanë është shumë e çmueshme për ushtrinë ukrainase”, deklaroi me këtë rast kolonel, Sergei Litvinov, i cili bashkëdrejton këto manovra.

Këto manovra kanë filluar disa ditë para manovrave “Zapad 2017” (Perëndim 2017) që do të zhvillohen në Rusi dhe në Bjellorusinë fqinje duke rritur shqetësimin e vendeve baltike dhe të Polonisë.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
obama
Obama: Mos dërgoni fëmijët ilegalisht në SHBA .

     USA -Presidenti amerikan, Barack Obama, u ka tërhequr vërejtjen prindërve në Amerikën Qendrore, që të mos i dërgojnë fëmijët...

Close