|E enjte, Mars 30, 2017

15 vjeçarit i gjendet hashash në çantën e shkollës 

Policia e Durrësit ka ndërmarrë një operacion për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Mes të arrestuar të ditës së djeshme është dhe një djalë vetëm 15 vjeç i identifikuar me inicialet K. K, 15 vjeç banues në Krujë. Atij i është gjetur një dozë kanabis në çantën e shkollës brenda në ambientet e shkollës.

Policia informon: “Shtetasit K.K. gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shkollës në ambjentet e shkollës 9-Vjeçare, Krujë, në klasë, I’u gjet dhe I’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva” informon policia. Flitet për një dozë të vogël kanabisi. Ndaj tij ka nisur procedim penal në gjëndje të lirë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/sWM7U77R7D https://t.co/3oixT16cFl
4,031 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama – Ruçit : Ku i ke deputetët ?

Tiranë - Kreu i qeverisë është kujdesur personalisht për mungesat e deputetëve gjatë votimit. Edhe pse kryetari i Kuvendit Meta...

Close