|E diel, Mars 26, 2017

1500 perla të ujërave të ëmbla, në fustanin e princeshës Elia Zogu (foto) 

“Fustani është punuar në bashkëpunim të ngushtë me princeshën, për çdo detaj jemi konsultuar”, ka thënë Flora Suldashi, e cila ka specifikuar se puna rreth këtij fustani ka zgjatur për tre muaj. Fustanin e Flora Suldashit, princesha Zogu e ka veshur pas ceremonisë së kurorëzimit deri në përfundim të dasmës.

Elia Zogu, e cila së fundi ka kororuëzuar dashurinë e saj me Princin Leka Zogu, përgjatë ceremonisë është parë me dy fustane tejet të veçantë, ku njërin e ka veshur përgjatë kororëzimit, kurse tjetrin, pas kësaj ceremonie, deri në përfundim të dasmës.

I pari ishte dizajnuar nga Blerina Kllokoqi Rugova, kurse tjetri nga disenjatorja shqiptare Flora Suldashi. Flora Suldashi, e cila është përgjegjëse edhe për veshjen e Miss Gjermania, ka thënë për KultPlus se këtë fustan e ka punuar në konsultime të ngushta me princeshën Zogu.

“Fustani është punuar në bashkëpunim të ngushtë me princeshën, për çdo detaj jemi konsultuar”, ka thënë Suldashi për KultPlus, e cila ka specifikuar se puna rreth këtij fustani ka zgjatur për tre muaj. “Fustani është me stil klasik, me karakter serioz, forma A. Me dekollte të mbyllur deri në fyt, mëngë të gjata, me qëllim që të respektohen të gjitha fetë”, ka thënë Suldashi mbi prerjen e fustanit.

Kurse sa i përket detajeve dhe stilizimit të fustanit, Suldashi ka thënë se fustani i princeshës Zogu ka mbi 1500 perla të ujërave të ëmbël nga Swarovski, në madhësi prej 3 milimetrave, të qëndisura me dorë, duke përfshirë edhe qindta kristale Swarovski, me madhësi poashtu prej 3 milimetrave. “Kristalet simbolizojnë pikat e vesës, ujin”, ka thënë Suldashi.

Ajo më pas ka shpalosur edhe mbi materialin që është përdorur për këtë fustan, ku sipas saj, ky material është siguruar në kompaninë që prodhon materiale për fustane, pikërisht për monarkitë, duke përfshirë edhe atë të Anglisë. Ajo krejt për fund është shprehur të ndjehet mirë që pikërisht princesha Elia Zogu ka veshur fustanin që është punuar nga ajo, dhe sipas saj, ky fustan do të qëdnrojë në arkivin e familjes mbretërore Zogu.

alb365/KultPlus.com/

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Nis dhënia e lejeve biometrike për emigrantët https://t.co/6ST8767gP0 https://t.co/wQZ3JWqq5A
4,628 people follow ALB365
Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic eka_adit Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Nishani, simbol për antisimbolin.

Tiranë - Nuk është thjesht procesi i dekorimeve të fundit apo festimet e fund-nëntorit, që presidentin në detyrë Nishani, e...

Close