|E martë, Dhjetor 12, 2017

Rruga Berat – Fier në pikë të hallit. 4 orë për të shkuar në Vlorë. 

fier beratFier – Dhe hallet nuk kanë të sosur për banorët e zonës së Roskovecit apo të Zharrëzës për të mos thënë për të gjithë ata banorë të Beratit, Skraparit, Policanit, që duan të shkojnë në Fier, Vlorë apo në jug të vëndit që ndeshen cdo ditë me rrugën që lidh Beratin me Fierin që është e amortizuar totalishtë. Atyre ju duhet që të nisen në orën katër të mëngjesit që të mbërrijnë në tetë në Gjirokastër .
Akoma më keq e kanë edhe ata banorë që janë 3 apo 4 km largë qytetit Patos apo Fier dhe po e vuajnë mungesën apo amortizimin e kësaj rruge.
Më shumë se 50 familje që jetojnë në afërsi të aksit rrugor Fier- Beratit, në periferi të qytetit Patosit detyrohen të kalojnë në një rrugë, e cila vetëm emrin ka të tillë. Ajo është lënë në harresë sa i përket investimeve, ndërsa gropat me ujë dhe balta mbizotërojnë në te gjithë gjatësinë e rrugës prej 3 kilometrash.Banorët pohojnë se gjendja është e tillë prej më shumë se 15 vitesh, ndërsa askush nuk është kujtuar, ndërsa premtimet boshe në kohë zgjedhjesh nuk kanë munguar.

Drejtues të Bashkisë Patos pohojnë se e kanë të pamundur të ndërhyjnë në rrugë për shkak të pamundësisë financiare.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shqiptari shpallet në kërkim, tmerri i qytetit

Zvicër - Policia zvicerane ka shpallur në...

Close