|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

17 Nëntori, Athina në flakë 

Greqi – Kryeqyteti Helen, Athina është përfshirë këtë të enjte nga protesta masive dhe të dhunshme në kujtim të 43 vjetorit të protestave studentore të organizuara në vitin 1973.

Sipas njoftimeve,  të publikuara edhe nga mediat greke rreth 300 anarkistë sulmuan njësitë policore dhe hodhën bomba Molotov rreth Politeknikumit në Athinë, aty ku 43 vjet më parë tanket e ushtrisë vunë poshtë revoltën studentore që la dhjetëra të vdekur.

Një grup protestuesish, të cilët e përshkruajnë veten si anarkiste vunë barriera përpara ndërtesës së Politkenikut. Ndërsa policia tentoi ti shpërndante protestuesit me gaz lotsjellës, duke arrestuar edhe dy persona.

Përpara shpërthimit të përleshjeve rreth 16 mijë persona marshuan në mënyrë paqësore nëpër rrugët e Athinës, duke brohoritur me parulla kundër rritjes së papunësisë, kundër uljes së pagave dhe pensioneve.

11 epeteios-politexneiou molotof

Add a Comment

%d bloggers like this: