|E premte, Gusht 18, 2017

17 vjecarja trafikohet ne Itali, ne kerkim “i dashuri”. 

Lushnje – lushnje-patrullaNjë 17-vjeçare nga fshati Karbunarë i Lushnjës është trafikuar në Itali nga një person, i cili është shpallur në kërkim. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, por edhe nga komisariati i policisë së Lushnjës. Sipas këtyre burimeve, adoleshentja Matilda U. ka dalë nga banesa e saj në orën 07:00 të së mërkurës për të shkuar në shkollë, por nuk është kthyer më. Ka qenë babai i saj, Kujtimi, ai që ka denoncuar në polici zhdukjen e së bijës.

“Vajza u nis për në shkollë si çdo ditë tjetër. Ne pritëm që ajo të kthehej në mesditë në shtëpi. U shqetësuam shumë për vonesën e saj. I telefonuam, por nuk morëm përgjigje. Rreth orës 22:00, humba durimin dhe denoncova”, është shprehur babai i 17-vjeçares. Menjëherë pas denoncimit, blutë nisën hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se Matilda U. kishte pak kohë që kishte nisur një lidhje sentimentale me një djalë nga Lushnja, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për arsye hetimore.

Burimet e mësipërme sqaruan se, pas kontrollit në sistemin TIMS, ka rezultuar se pasditen e së mërkurës, 17-vjeçarja është larguar drejt Italisë. Po sipas këtyre burimeve, mësohet se vajza është dërguar në vendin fqinj me qëllim prostitucioni. Kjo është edhe pista kryesore e hetimit të policisë së Lushnjës. Mësohet se 17-vjeçarja nuk ka bërë denoncim, për mashtrim me qëllim trafikimin e saj për prostitucion. Çështja është nën hetim, ndërsa personi që e ka nxjerrë jashtë kufijve adoleshenten është shpallur në kërkim.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bleona me bikini në mes të Rusisë (foto)

Pas qëndrimit në Tiranë, Bleona tashmë po shijon një tjetër tur koncertor! Prej disa ditësh ajo ndodhet në Moskë të...

Close