|E diel, Janar 22, 2017

2 arrestime në 24 orë 

Lushnje – Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan në flagrancë shtetasin Eduart Avrami, 45 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u kostatuan të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva, disa rrënjë bimë të thata të dyshuara Opiom dhe disa fara bime narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga Nenet 283 e 284 të Kodit Penal.

Fier – Në vijim të punës për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar nga Efektivët e Policisë së Komisariatit Fier, në fshatin Peshtan i Madh, në vëndin e quajtur “Pylli i fshatit Peshtan ”, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me djegie 361 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Policia kufitare kap skaf 8 m të gjat me 2 italianë https://t.co/fzO4nfhDjr https://t.co/6XwK8GWdAo
501 people follow ALB365
Twitter Pic dessie_m Twitter Pic kencaill Twitter Pic davejone Twitter Pic kathryn_ Twitter Pic MJohnson Twitter Pic VirtuaIM Twitter Pic NewsLajm Twitter Pic Alisiana Twitter Pic kledi_g Twitter Pic kajaturi Twitter Pic clownbom Twitter Pic MurrayNe Twitter Pic UomoSupe Twitter Pic ardit_gj Twitter Pic misini_b Twitter Pic koinosap Twitter Pic Sokol905 Twitter Pic idamyrta Twitter Pic Hoxhalli Twitter Pic PetritCe
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohen disa shtetas në Fier e Lushnje

Lushnje - Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Ushtroi dhunë ndaj vjerrit,kapet dhe ndalohet autori. Nga Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje,u kap dhe u...

Close