|E diel, Dhjetor 17, 2017

2 në pranga dhe 4 në hetim të lirë . 

arrestime-drogeFier – Më datë 26.01.2015 ora 00.00 nga Komisariati Policisë Lushnje, u arrestuan  në flagrancë i shtetasit : Sadik Koçi, vjec 62, banues në fshatin Remas  Lushnje. Fitim Koçi, vjec 30,  banues në fshatin Rremas Lushnje. Arrestimi u krye pasi rreth ores 19.30, keta shtetas  në banesën e tyre  në fshatin Remas ,  kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj (nuses  së djalit ) shtetases S.K vjec 21, banuese në Lushnje, duke i sjellë asaj dëmtime. Aktualisht e demtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 Më datën 26.01.2015, nga Komisariati i Policise Fier, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin me iniciale F. G. vjec 30, banues në Fier, pasi dyshohet si autor që kryen aktivitet kriminal për veprën penale “Shfrytëzimi prostucioni”

 Më datë. 26.01.2015, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin S.R  65 vjec, banues  në Fier. Procedimi nisi pasi u bë bllokimi i automjetit tip “S36D2P” me targë “AE 30961” në pronësi të shtetasit B.S dhe rezulton se ky mjet  është vjedhur në Itali  dhe është trafikuar në Shqipëri.

 Më datë. 26.01.2015, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin Dh.Zh vjec 17, banues  në Fier. Procedimi nisi pasi ky shtetas, pa shkaqe të arsyetuara ka goditur me sende të forta banesën e shtetasit T.P vjec 71, banues  në Fier si dhe eshtë futur  në banesë duke dëmtuar derën e jashtme.

 Më datë. 26.01.2015, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin E.P vjec 37, banues  në Lushnje. Procedimi nisi pasi ky shtetas, për motive të dobeta, ka kanosur në banesën e tij me një pistoletë lodër shtetasin A.K vjec 41, banues në Lushnje.

 Më datë 26.01.2015, rreth orës 03.40 në fshatin Mërtish, Lushnje tre persona të maskuar në fytyrë, ku  një person ka qënë i armatosur me armë zjarri, janë futur brenda në lokalin në pronesi të shtetasit K.A vjec 27, banues në Lushnje. Në kërcenimin e armës i kanë vjedhur  një shumë prej rreth 40 mijë lekë dhe më pas janë larguar. Jane sekuestruar në cilesinë e provës materiale 4(katër) gëzhoja armë zjarri model 56. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

alb365.com/policia

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vdes në punë 48 vjeçari, ishte duke masturbuar

USA - Një punëtor në spital ka...

Close