|E diel, Qershor 25, 2017

2 në pranga dhe 5 në hetim të lirë. 

polici lushnje
polici lushnje

polici lushnje

     Fier – Lushnje – Mallakastër – Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut ,ndalohen /arrestohen 2 shtetas dhe procedohen 5 shtetas në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme

Më datë 09.09.2014,nga Komisariati i Policise Fier ,u bë arrestimi i shtetasit Vasil Kola , vjec 45, banues në lagjen “Sheq i Vogël” Fier. Arresimi për këtë shtetasi u bë pasi më date 09.09.2014, rreth oës 02.35, në vëndin e quajtur “Autogrila”, duke drejtuar mjetin tip Benc autoveture me targë AA552AH, është kapur nga ana e patrullës së pergjithshme dhe nga testi që u bë, rezultoi se ky shtetas ka përdorur alkool mbi normat e lejuara. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i K.Penal.

Më datë 09.09.2014 Komisariati i Policise Fier,filloi procedimi penal në gjëndje të lire, për shtetasin A.K vjec 46, banues në Fier. Procedimi penal për këtë shtetas filloi pasi rreth orës 09.00, u kap nga forcat e Policise të Komisariatit Fier, duke gjuajtur shpendë të egra,në pyllin e fshatit Darzeze,Fier. U bë sekuestrimi i armës së gjahut.Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier ,për veprën penale të “Shkelje e karantinës së bimëve dhe kafsheve” e parashikuar nga neni 207 i Kodit Penal .

Më datë 09.09.2014 nga Komisariati Policisë Lushnje, filloi precedimi penal ne gjendje te lire per shtetasin E.S vjec 27, banues në Lushnje. Procedimi penal ndaj ketij shtetasi filloje pasi më date 08.09.2014, ora 15.50, në vëndin e quajtur “Lavanderi”, duke drejtuar mjetin Ford-Fokus me targë AA194EX, ka aksidentuar shtetasen Q.J vjec 62, banuese ne lagjen “Xh.Nepravishta”. E demtuara ndodhet jashte rrezikut per jeten. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i K.Penal.

Më datë 09.09.2014 nga Komisariati Policise Lushnje filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin Sh.T , banues në Lushnje. Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në Komisariatin e Policise Lushnje, ka bërë kallezim shtetasi N.Ç vjec 60, banues në Lushnje . Në kallezimin e tij ky shtetas shpjegon se rreth orës 10.00 ne Lushnje, për motive të dobeta shtetasi Sh.T e ka qëlluar me shkop në kokë, duke i sjelle demtime.Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Lushnje per vepren penale te “Plagosjes së lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2014 , nga Komisariati Policise Lushnje, u bë arrestimi në flagrance i shtetasit Rexhep Methasani, vjec 58, banues në Rogozhinë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi rreth orës 15.30 në rrugën Rrethrrotullimi i Çermes-Lushnje, duke drejtuar motorcikleten tip TimDervi pa targa pa leje drejtimi ka përplasur shtetasen B.Ll vjec 71, banuese në Lushnje. E demtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rethit Gjyqësore Lushnje për veprën penale të ”Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim të automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuara nga neni 290 dhe 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2014 nga Komisariati Policise Lushnje ,filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin V.B vjec 58, banues në Lushnje. Procedimi penal per kete shtetas filloi pasi rreth ores 18:00 ne aksin rrugor Lushnje-Fabrike e Tullave, duke drejtuar e motorcikleten e tij e tipit Dajang, pa targa dhe pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin. Si pasoje është rrezuar duke pësuar dëmtime të lehta. I demtuari ndodhet jashtë rezikut për jetën.Materialet proceduriale i kalojne Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Lushnje për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Më 09.09.2014 nga Komisariati Policise Lushnje , filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.K vjec 33, banues në Lushnje. Procedimi penal për këtë shtetas filloi pasi rreth orës 14.00, duke drejtuar motorcikleten,tip Cobra, pa targa dhe pa leje drejtimi ,ka humbur kontrollin e drejtimit të motomjetit dhe është përplasur me pemët buzë rrugës. Për pasojë është dëmtuar vete shtetasi E.K i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet proceduriale i kalojne Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Lushnje për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

alb365.com/policia

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arrestohet 30 vjeçari, kultivonte hashash https://t.co/q0FY78djYP https://t.co/E4Mnv5SBvI
11,395 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Reagon policia për ngjarjen në NInësh.

Fier - Ka reaguar ne nje komunikate per shtyp Drejtoria e Policise se qarkut Fier ne lidhje me vrasjen e...

Close