|E hënë, Shtator 25, 2017

2 persona ne pranag ne 24 oret e fundit. 

Policia-shqiptare7_871921    Fier – Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut arrestohen 4 shtetas për vepra penale të ndryshme
1.Më datë 31.05.2014, nga Komisariati I Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Eldo Albert Bullgari, vjec 25, banues në Fier.Arrestimi I tij u bë pasi më datën 31.05.2014, rreth orës 21.30, në lagjen ”11 janari”, Fier, është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin tip Opel Astra, me targa AA 470 DN, i pa pajisur me leje drejtimi. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale të “Drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i K.Penal.
2.Më datë 31.05.2014, nga Komisariati I Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Nali (Krenar) Myfit Malaj, vjec 34, banues në Kreshpan, Fier.Arrestimi I tij u bë pasi më datën 31.05.2014, rreth orës 16.30, në fshatin Kreshpan, Fier, pas një konflikti për motive të dobëta ka marë armën e zjarrit tip ”Kallashnikov” të cilën e mbante pa leje dhe ka kanosur babain e vetë shtetasin M.M. dhe vëllain e vetë shtetasin E. M. Në cilësinë e provës materaiale u sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov, një krëhër me njëzetë fishek dhe dy krëhëra me nga dhjetë fishek. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale të “Kanosje” dhe “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 84 e 278 te K.Penal.
3.Më datë 31.05.2014, rreth orës 14.45, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në banesën e vetë, është vetëhelmuar me fotoksinë shtetasi H.Xh., vjec 33, i cili më pas gjeti vdjekjen në spitalin Fier. Nga deklarimet e mara familjarëve rezulton se ku shtetas vuante nga depresioni dhe ka qënë disa herë i shtruar në spitalin psikiatrik Vlorë. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për hetime të metejshme.
4.Më datë 31.05.2014, gjatë natës në fshatin Selitë, komuna Selitë, Mallakastër, është vjedhur gabina elektrike e këtij fshati në të cilën kanë marrë transfamatorin dhe 33 m kabëll elektrik.Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134 i K.Penal.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kelly Brook, ja fotot e saj nudo

Fansat e Kelly Brook mund ta kenë të vështirë të shohin fotot e saj seksi, pasi ajo e ka bërë...

Close