|E hënë, Janar 23, 2017

2 persona të maskuar vrasin ish-drejtorin e OST-së. Berisha – Viktima i dënuar në Itali për drogë 

Rrëshen – Ish drejtori i Tensionit të lartë në Veri të vendit, është vrarë me armë zjarri nga dy persona të maskuar mëngjesin e sotëm.

Vrasja u shënua në një lokal në qendër të qytetit të Rrëshenit ku viktima, Saimir Jaku kishte shkuar të pinte një kafe.

Gazetari i Ora News, Elvis Hila informon:  Dy persona të maskuar dhe në një automjet kanë qëlluar në drejtim të Saimir Jakut.

Jaku mbante poston e drejtorit deri para një jave kur dhe u shkarkua nga detyra.

Në maj të 2016 ish kryeministri Sali Berisha denonconte në profilin e tij emërimin që ishte bërë në nënstacionin e Veriut, Sajmir Jaku, ku sipas qytetarit dixhital drejtor është vendosur një person i ish dënuar ne Itali për drogë  dhe pa arsimin përkatës.

Postimi i Sali Berishes me 28 maj 2016

“Qytetari dixhital denoncon: Drejtorin e tensionit të lartë në Veri, Sajmir Jaku si njeri me 8 klasë shkollë dhe të dënuar në Itali me burg për drogë! Miq, për Edvin Kristaq Ramen krimi është meritë për t’u emëruar në detyrë! sb

“Të rujt zoti z. Berisha u bëfsh 100 vjeç. Jam D.N nga Kurbini ing elektrik, ish punonjës i nënstacioneve veriut, në Mirditë drejtor tensionit lartë veri është emëruar Saimir Jaku me 8 klasë i dënuar ne Itali me burg për drogë. Ky është emëruar nga Ndrec deda kryetar bashkisë Mirditë i Edvin Ramës.”

Më 9 shtator 2016, dy persona me maska vranë në një lokal në qendër të Rrëshenit Sajmir Jakun

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: 2.225 vende pune bosh, profesionet dhe si duhet të aplikoni https://t.co/AmQww8cNMU https://t.co/DWnhR9PqV4
500 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pranga 2 personave, po transportonin hashash

Berat - Dy persona u arrestuan pasi u kapën duke transportuar 6 kg marijuanë në mjetin e tyre Ford. Sipas policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Spring 2016” në...

Close