|E diel, Qershor 25, 2017

2 shqiptarë trafikantë droge arrestohen në gjum 

Itali – Pas dy vitesh hetime, policia e Provincës së Siencës ka ndërmarrë një operacion antidrogë duke çuar në pranga dy shqiptarë, përkatësisht 25 dhe 28 vjeç.

Dy të arrestuarit jetonin në Greve in Chianti, ndërsa merreshin me trafikimin masiv të kokainës mes Castellina in Chianti, Greve dhe San Casciano.

Dy shqiptarët kishin të paktën 100 klientë të kategorive të ndryshme, duke filluar nga punonjës të pronarit të një shtëpie publike e deri tek studentët dhe punëtorë të thjeshtë.

Hetimet kanë qenë komplekse, ndërsa kanë zbuluar se dy tregtarët shqiptarë të kokainës ishin me reputacion dhe bënin furnizim të mirë zonë.

Dy të arrestuarit konsideroheshin si “tregtarët e besueshëm të drogës”.

Droga shitej nga 70 deri në 100 euro për gram, ndërsa përfitimet mësohet se kanë qenë rreth 100 mijë euro. Ata u arrestuan natën e kaluar në shtrat teksa flinin në shtëpitë e tyre, duke u dërguar në burgun e Sollicciano-s.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Digjen 3 automjete https://t.co/iXuCmA6hjv https://t.co/rcQwtIjavO
11,395 people follow ALB365
Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
PS-GRUPI
12 prefekturat drejt shkrirjes

Tiranë - Të 12 prefekturat e vendit do të shkojnë drejt shkrirjes, dhe varianti kryesor i qeverisë është ai i...

Close