|E enjte, Janar 19, 2017
  • NA NDIQ NË

20 fermerë në Verbas problem me 10 ha sera, mungonë linja elektrike (fotot) 

Fier – 20 fermerë të fshatit Verbas njësia administrative Zharrëz bashkia Patos prej tre vjetësh kanë problem me 10 hektarë sera ku mungonë energjia elektrike dhe veprimet kryesore I kryejnë me motorra me benzinë.

Edhe pse janë ankuar  që nga pushteti vendor dhe në takimin me Kryeministrin Rama disa javë më parë gjatë vizitës së tij në Zharrëz , ende problemi mbetet pa zgjidhje.

Fermerët pohojnë se çmimi I prodhimit bujqësor është I ulët dhe nga mungesa e energjisë elektrike  punët kryehen me motorra me benzinë dhe kostua del e lartë. Më shumë fitojnë tregëtarët që e shesin se ne që e prodhojmë, pohojnë ata.

Ata janë ankuar për mungesë të energjisë elektrike. Tre vjet më parë  pushteti lokal shkoi dhe u vendosi disa shtylla për të marr energji elektrike por telat nuk ua vendosi. Edhe pse janë ankuar në drejtorinë e OSHE dhe OST ende problemi nuk ka marr zgjidhje

I kontaktuar me telefon drejtori I OSHE për Fierin ka pohuar se ligji e lejon OSSHE që të vendosi përcjellësa   deri në 50 metra nga matësi I fundit. Distanca që fermerët duan është më e gjatë , kështu që janë vetë fermerëet që duhet të japin zgjidhje problemit

Fermerët kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë për zgjidhje të problemit sepse ata kanë marrë kredi, fitimet pothuajëse janë shumë të vogla dhe banka kërkonë pagesën e kësteve.

Fermerët pohojnë se  duhet të ndërhyjë qeveria tek OSSHE për zgjidhje të problemit e jo të kujtohen vetëmn kur janë në periudhe fushatash

vlcsnap-2016-09-22-11h21m14s43 vlcsnap-2016-09-22-11h21m28s190 vlcsnap-2016-09-22-11h21m41s52 vlcsnap-2016-09-22-11h22m05s50 vlcsnap-2016-09-22-11h22m34s80 vlcsnap-2016-09-22-11h22m51s241 vlcsnap-2016-09-22-11h23m09s174

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Përmirëso shikimin me këto ushtrime https://t.co/GWP4zGttJj https://t.co/zOJuQZpdnS
497 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Artan Lame: Si u ktheva andej prej nga rrallë bën vaki të kthehet kush

Ai përballoi me sukses një ndërhyrje në zemër, për të cilën thotë se u kthye prej andej nga rrallë bën vaki të kthehet kush. Kreu i ALUIZNI, Artan Lame ka...

Close