|E enjte, Mars 30, 2017

200 socialistë grisin teserat e PS, i bashkohen PD 

Dibër – Rreth 200 socialistë dibranë kanë vendosur ti bashkohen sot PD. Vendimi është bërë i ditur në një takim  të organizuar në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, ku i ftuar ishte dhe kryetari i PD Lulzim Basha.

Duke shprehur zhgënjimin e madh për partinë e tyre, bragtisjen dhe mashtrimin, ata kanë grisur në menyrë simbolike teserat e PS-së.

“Edi Rama i ka harruar socialistët, ata enden rrugëve të papunë, pa bukë, ndërsa pasurohen vetëm një grusht njerëzish” janë shprehur ata.

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, tha se PD mes aleancës me një tufë horrash dhe banditësh për të ardhur në pushtet do të zgjedhë gjithmonë aleancën me shqiptarët dhe socialistët e ndershëm.

Basha: “Sot na bashkon një hall i madh që ka kapur jo vetëm degën e socialistëve të Dibrës por anembanë Shqipërisë. Sepse një grusht njerëzish, jo socialistët, vendosin kush do punësohet, kush merr tendera, kush merr pasuritë e shqiptarëve. Sepse të gjithë e dinë që Muharrem Rama nuk është kandidat i PS po i një allishverishi që dorëzon me letra 50% të pushtetit.

E nesër do jetë 60, 70 % derisa ta marrin në dorë bandat kriminale. Qindra socialistë na kanë çuar mesazhe, ku na bëjnë me dije se do të bashkohen si shqiptarë rreth kandidaturës së Sherefedin Shehut për ti dhënë Dibrës menaxherin e duhur dhe për të mos e lënë në dorë të bandave. Politika që e trajton Shqipërinë si plaçkë për ta ndarë me një grusht banditësh dhe kriminelësh nuk është rruga e shqiptarëve.

Sot ju zgjodhët të mos heshtni, por të flisni me zë të lartë për t’iu bashkuar një kauze të drejtë që nuk është e majtë as e djathtë, por është kauza për kthimin e Dibrës dibranëve dhe kjo me kryebashkiak Sherefedin Shehun”.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/sWM7U77R7D https://t.co/3oixT16cFl
4,031 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja cila është e dashura e Eno Popit

Ka qenë një postim në Instagram nga Ledion Liço ai që ka bërë publike lidhjen e Eno Popit. E dahsura...

Close