|E mërkurë, Tetor 18, 2017

22 vjeçari shqiptar u kap me 11 kg kokainë, vlera 1 mln paund (fotot) 

Angli – Një 22 vjeçar shqiptar është dënuar me 6 vite burg (17 tetor) në Britani pasi është shpallur fajtor nga gjykata e Southwark Crown nën akuzën e trafikut të drogës.

I dënuari është shtetasi Resul Rahova, i cili dënohet për tri vepra penale. Bashkëpunëtori i tij, Bashkim Gurguri është dënuar me 4 vite burg pasi u shpall fajtor për trafik të kokainës.

Operacioni për arrestimin e tyre nisi rreth orës 16:00 të datës 1 gusht të këtij viti në një rrugë në Edgware, në veri të Londrës.

Policia ndërhyri kur i riu po tentonte t’i jepte një një valixhe Gungurit. Rahova po udhëtonte me një automjet tip Mazda, por në përpjekje për të larguar ka ndaluar përpara oficerëve të policisë në trotuar, fatmirësisht pa i lënduar ata.

Më pas, 22-vjeçari u largua në këmbë duke i shpëtuar forcave të rendit. Arrestimi i tyre u bë më 1 tetor.

Edhe bashkëpunëtorit  u largua atë ditë për t’u arrestuar më vonë.  Policia arriti të sekuestronte 11 kg kokainë, e cila kap vlerën e gjysmë milion paund (më konkretisht 456 500 paund), ndërsa nëse do të shitej në tregun me pakicë, çmimi i saj do të ishte shumë më i lartë, duke kaluar shifrën e 1 milionë paundve.

bashkim

Bashkim Gurguri

n63djhwtd5qm5kafrygm

Resul Rahova

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/wahnaIexKS
10,432 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kush nuk lëshon kuponin tatimor gjobë deri në 300 mijë lekë

Të gjitha ato biznese të cilat nuk janë të formalizuar duke filluar që nga dita e hënë, 7 shtator 2015,...

Close