|E premte, Janar 19, 2018

2200 mësues ikin nga sistemi, do shkojnë në të …. 

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kryeministri Edi Rama tha se sa i takon reformës në arsim, ka përfunduar dixhitalizimi i plotë i procesit të rekrutimit, zëvendësimit dhe emërimit të mësuesve, që sipas tij, kjo vlen edhe për edukatorët.

Ai u shpreh se do të largohen nga sistemi 2200 mësues për shkak të rezultateve të dobëta në testim.

“Në 100 ditë janë testuar 20 mijë mësues dhe janë  2200 mësues që do të largohen nga sistemi për shkak të rezultateve të dobëta në testim.

Sikundër, nga ana tjetër 300 drejtues shkollash me performancë mizerabël janë larguar dhe janë zëvendësuar nga 300 mësues të renditur në vendet më të larta nga testimet e bërë nga Ministria e Arsimit dhe nga rezultatet në performancën e tyre”, tha Rama.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Piratët me brekë të plazheve tona

Nga ARDIT RADA - Vrasja...

Close