|E hënë, Dhjetor 11, 2017

24 orë pas vdekjes së Mango i vdes edhe vëllai. 

mangoItali – Tragjedi për familjen Mango. 24 orë pas vdekjes së Mangos ka vdekur edhe i vëllai i tij.  Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare këngëtari i famshëm italian Giuseppe Mango. Mango ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës pasi pësoi një atak kardiak ndërsa performonte një nga këngët e tij më të njohura “Oro”, në një koncert në ‘Pala Ercole’ në provincën Matera.

Këngëtari, i cili më 6 nëntor sapo kishte mbushur 60-vjeç, është transportuar në spital, por nuk ka mundur të marrë ndihmën e parë pasi mbërriti i pajetë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se fansat e tij janë drejtuar menjëherë në spital për t’i qëndruar pranë këngëtarit italian me shpresën se do të mund “t’ia hidhte vdekjes”, ndërsa në rrjetet sociale shumë prej dashamirësve të tij kanë shprehur keqardhjen duke kujtuar edhe këngët e tij më të njohura.

Mango, i njohur për të gjithë publikun me mbiemrin të cilin e kishte shndërruar në emrin e tij skenik, ishte mjaft i pëlqyer edhe për publikun shqiptar. Madje rreth 10 vite më parë këngëtari italian ka ardhur në Shqipëri dhe ka performuar në një koncert Live në Tiranë për të gjithë fansat e tij.

Disa nga këngët që i kanë dhuruar famë Mangos janë “La Rondine”, “Oro”, “Amore per te”, “Lei verrà”, “Bella d’estate” etj.

Ndër sukseset e shumta Mango rendit edhe çmimin e kritikës të fituar në festivalin e “Sanremos” në vitin 1985. Shumë nga këngët e tij janë risjellë nga emra të mëdhenj të muzikës italiane si Mina, Mia Martini, Patty Pravo, Mietta etj.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Riorganizmi , Kokëdhima: S’fitojmë zgjedhje me emërime nepotike

“Stina e re në PS”, është platforma...

Close