|E martë, Korrik 25, 2017

25 minorenë dhe 41 familje shqiptare po hetohen për mashtrim 

Itali – Policia italiane e komunës së Forli në rajonin e Kampanjës në bashkëpunim me Prokurorinë e qyteit të Bolonjës ka vënë nën hetim 25 minorenë shqiptarë e 41 shtetas shqiptarë, prindër e të afërm të tyre për mashtrimit e braktisje të fëmijëve me qëllim marrjen e lejeve të rregullta të qëndrimit në Itali.

Akuza ndaj tyre është mashtrim i rëndë në dëm të shtetit italian, braktisje e shtirur minorenësh e emigracion klandestin.

Hetimet ndaj kësaj ngjarje të drejtuara nga komandanti i policisë së Forlisë Claudio Cagnini, kanë nisur pas shtimin në mënyrë të dyshimt të minorenëve të pashoqëruar shqiptarë të moshës nga 13-17 vjec që preszantoheshin pranë komisariateve të policisë duye deklaruar se janë braktisur nga familja.

Pas marrjes në pyetje nga autoritetit italiane, minorenët shqiptarë deklaronin se nuk kishin asnjë të afërm në territorin shqiptar duke detyruar në këtë mënyrë anulimin e aktivizimit të procedurave për riatdhesmin e tyre të asistuar.

Kjo strategji i lejonte minorenët shqiptarë të strehoheshin me kosto zero në strukturat e shtetit italian për mikpritjen e emigrantëve minorenë të pashoqëruar të mbërritur në Itali duke i garantuar dhe një shkollim në standarte të larta.

Pas mbushjes së moshës madhore 18 vjec, minorenëve shqiptarë i garantohej leja e rregullt e qëndrimit si dhe futja e tyre në sistemin italian të punës.

Hetimet e Prokurorisë së Bolonjës dhe policisë së Forlisë kanë vërtetur se 21 minorenët shqiptarë të vënë nën hetim kanë mbërritur në territorin italian të shoqëruar nga prindërit e të afërmit e tyre përmes porteve të Barit e të Brindizit me motivin e udhëtimit turstik.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: I liked a @YouTube video https://t.co/0osDjdR3op Bashkitë Patos, Mallakastër dhe Roskovec duhet të paisen me zjarrëfikse
11,308 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
35 të plagosur nga rrufaja

Gjermani - Një vetëtimë goditi sot një fushë futbolli në perëndim të Gjermanisë gjatë një ndeshje mes fëmijësh, ku u plagosën...

Close