|E shtunë, Nëntor 18, 2017

26 vjeçari shqiptar humb jetën në aksident 

Itali – Një shqiptar 26 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e djeshëm si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Itali.

Aleksandër Ferhati banues në Faenca ishte duke udhëtuar për në Ravena me makinën e tij Volswagen Polo kur u përplas drejtpërdrejt me një mjet Peugeot 306 që po lëvizte në kah të kundërt të drejtuar nga një 60 vjeçar italian.

Në aksident u përfshi edhe një tjetër makinë tip Peugeot 206, në timonin e së cilës ishte një 36 vjeçare italiane. Goditja ishe aq e fortë sa i riu shqiptar nuk arriti të mbijetonte dot, ndërkohë që dy personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk janë në rrezik për jetën. Si pasojë e aksidentit trafiku u bllokua për rreth 3 orë. Viktima ishte duke udhëtuar për në Ravena, ku punonte si mekanik. Policia italiane po heton shkakun e aksidentit, që i mori jetën të riut.

foto 2

foto 3

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
policia
Policia prangos 2 shtetas.

   Fier - Më date 05.07.2014, nga Komisariati Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Feçorr Driza ,vjec...

Close