|E martë, Korrik 25, 2017

31 vjeçari sex me pensionisten, ajo në urgjencë ai në burg 

Itali – Me justifikimin për të kërkuar një gotë ujë, një i ri shqiptar është futur në shtëpinë e një gruaje, asokohe 75-vjeç në Falconara Marittima (Ankona, Itali) dhe tentoi të kryente me të akte seksuale.

Për ngjarjen e ndodhura në një apartament në rrugën “Flaminia” në 23 qershor të vitit 2011, Gjykata e Apelit të Ankonas ka konfirmuar dënimin me 6 muaj burgim, i konvertar në shërbim prove, për 31-vjeçarin shqiptar Fation Xhezairi për akuzën e tentativës së dhunës seksuale, raportojnë sot mediat lokale.

E moshuara ishte duke bërë punët e shtëpisë kur pa shqiptarin, i cili i ishte prezantuar një ditë më parë si vëllai i qiramarrësi të pallatit. Kur, Xhezairi i kërkoi ujë ,ajo e futi në shtëpi. Teksa ndodhej në kuzhinë, shqiptari, ndoshta i dehur, u përpoq ta puthte dhe ta tërhiqte drejt vetes gruan, si dhe ka bërë gjeste të turpshme, raportojnë mediat lokale.

75-vjeçarja ka filluar të bërtasë, duke tërhequr vëmendjen e një fqinje, e cili shkoi poshtë në banesën e saj me qenin, ndërsa autori ia mbathi. Shqiptari ka thënë se e moshuara e ka keqkuptuar sjelljen e tij. Natën pas ngjarjes, gruaja u sëmur dhe ka shkuar në urgjencë për t’u ekzaminuar.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ambasada italiane në Tiranë: Punë të mbarë President Ilir Meta https://t.co/27y7WmgWjv https://t.co/xN7eeqHf5t
11,309 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Video që po çmend shikuesit – Ja sa lirë shiten vajzat (video)

Persona të ndryshëm kanë vendosur që përmes disa kamerave të fshehta dhe disa lojërave, të fusin në kurth vajzat të...

Close