|E hënë, Shkurt 19, 2018

320 mijë euro për tregun e gjësë gjallë 

Fier – Drejtori i Projektit të USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore, Kevin McLaughlin, dhe Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, nënshkruan sot letrën e angazhimit për bashkëpunim në studimin e fizibilitetit dhe hartimin e projektit për ndërtimin e tregut të gjësë së gjallë në Fier.

Përfundimi i studimit dhe projektit i hap rrugë financimit të punimeve nga TAP. Punimet priten te fillojnë në pranverë dhe projekti kap vlerën totale prej 320 000 Euro.
Kjo letër angazhimi parashikon bashkëpunimin e ndërsjellë për përgatitjen e studimit të fizibilitetit dhe hartimin e projektit teknik për tregun e gjësë së gjallë në Fier me synimin sigurimin e financimit nga Trans Adriatic Pipeline (TAP).
Si pjesë e politikave të saj për zhvillimin ekonomik vendor dhe në kuadër të Strategjisë së Zhvillimit të Territorit dhe Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV), Bashkia Fier synon të ndërtojë një treg të gjësë së Gjallë pranë Mbrostarit, i cili do të ketë një funksion rajonal.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
KAF – 100 mijë fëmijë të varfër: T’u jepet ushqim falas

Tiranë - Në prag të...

Close