|E diel, Tetor 22, 2017

35 vjeçari kthehet nga Gjermania, vetvaret në Rinas 

Tiranë – Personi 35-vjeçar, i cili i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, duke u hedhur nga një lartësi e konsiderueshme, është një emigrant i sapo kthyer, shqiptar.

I riu shqiptar, 35 vjeç, i identifikuar si Juglend Kapllanaj, mësohet se ishte emigrant në Mynih të Gjermanisë, dhe sapo ishte kthyer me avion në vendin tonë. Pasi ka mbërritur në aeroport, ai është ngjitur në një lartësi të terminalit, pa u vënë re nga njeri dhe është hedhur nga aty.
Pas kësaj, 35-vjeçari është dërguar i pajetë në spital, pasi nuk ka mundur të mbijetojë.
Nuk dihen motivet që e kanë çuar të riun drejt këtij akti të rëndë, por dyshohet se vuante nga depresioni.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan 35-vjeçarin drejt këtij akti të rëndë.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Protestë kundër ndërtimit të impjantit të djegies së mbetjeve

Ka mbi nje jave qe banoret e Mbyetit Plygut dhe gjithe njesise Vendore Portez, me mbeshtetjen e PD Dega Fier...

Close