|E enjte, Qershor 29, 2017

Policia ne 24 ore arreston 2 persona dhe 4 ne hetim te lire. 

Fier – Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut arrestohen 2 shtetas, procedohen 4 në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme, si dhe plotësohen 2 kërkesëpadi për lëshim urdhër mbrojtje
1.Më datë 20.05.2014 nga Kopolicimisariati i Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Mihal Duraj, vjec 23, banues në Peshtan Fier.Arrestimi i ketij shtetasi u bë se rreth orës 17.00 në vendin e quajtur Q.T.U Fier, është kapur nga Patrulla e Qarkullimit Rrugor duke drejtuar një motorrciklet tip Linfan me targa AA009BK, pa leje drejtimi.Materjalet do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykates Shkalles së Parë Fier, për veprën penale «Drejtim i mjetit në mënyrë të pa rregullt » parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal .
2. Më datë 20.05.2014 nga Komisariati i Policisë Lushnje u bë arrestimi në flagrance i shtetasit Rigers Ylli Meta, vjec 21, banues në Lushnje.Arrestimi I këtij shtetasi u bë se rreth orës 19.50 është kapur nga Patrulla e Qarkullimit Rrugor në vendin e quajtur “ Shinat e trenit“ Lushnje duke drejtuar motorrcikleten, tip KIMKO, pa leje drejtimi.Materjalet do ti kalojne Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnje, për veprën penale «Drejtim i mjetit në mënyrë të pa rregullt » parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal .

3.Më datë 20.05.2014 nga Sektori Kunder Krimit Financiar filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.Sh., vjec 30, banues në Durrës.Procedimi ndaj tij filloi pasi nga verifikimi i kryer dyshohet se ky shtetas ka fallsifikuar deftesën e shkollës se mesme. Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale të “Fallsifikimi të dokumentave shkollor“, parashikuar nga neni 187 i Kodit Penal.
4.Më datë 20.05.2014, nga Komisariati i Policisë Fier filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V.F., vjec 39, banues në Radostin Fier.Procedimi filloi sepse më datë 15.05.2014, ka bëeë kallëzim ish bashkëshortja e tij D. N., se ish bashkeshorti nuk I ka dhënë detyrimin ushqimor që ka caktuar Gjykata Fier në masën 10.000 leke në muaj në baze të vendimit datë 09.04.2012. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës për jetesë” neni 125 i Kodit Penal.
5.Më datë 20.05.2014, nga Komisariati i Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T.B., vjec 37, banues në Divjakë.Procedimi penal për këtë shtetas filloi pasi gjate kontrollit te ushtruar ne lokalin e tij të marrrë me qera rreth orës 22.00, në Duvjakë, u gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës matetiale dy aparatura elektronike për ushtrimin e lojrave të fatit pa leje perkatese nga organet kompetente. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprën penale të “Organizimi I pa lejuar I llotarive sportive “ parashikuar nga neni 197 I Kodit Penal.
6.Më datë 20.05.2014, nga Komisariati i Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.M., vjec 34, banues në Sulzotaj Lushnje.Procedimi penal për këtë shtetas filloi se sot gjate kontrollit të ushtruar ne lokalin e tij në fshatin Sulzotaj Lushnje rreth 23.00, u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës matetiale tre aparatura elektronike për ushtrimin e lojrave të fatit pa leje përkatëse nga organet kompetente.Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprën penale të “Organizimi I pa lejuar I llotarive sportive “ parashikuar nga neni 197 I Kodit Penal.
7.Më datë 20.05.2014, nga Komisariati i Policisë Fier u plotësua kërkese padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M. H., vjec 58, banuese në Fier, pasi vellai i saj H.Sh., vjec 60, ushtron dhunë psikologjike. Materialet do ti kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në bazë të ligjit Nr.9669, datë 18.12.2006.
8.Më datë 20.05.2014, nga Komisariati i Policisë Fier u plotësua kërkese padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen L.T., vjec 56, banuese në Sheqishte Fier, pasi bashkëshorti i saj shtetasi L. T., vjec 56, ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet do ti kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjygjësor Fier, në baze të ligjit Nr.9669, datë 18.12.2006.

alb365/Policia

 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Anjeza Branka është shtrirë me shpinë mbi …

Anjeza Branka ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor. Megjithatë ajo është tejet aktive në rrjetet...

Close