|E hënë, Korrik 24, 2017

4 të vdekur nga përmbytjet 

Greqi – Katër persona kanë humbur jetën për shkak të motit të keq dhe përmbytjeve që kanë përfshirë Greqinë në 24 orët e fundit, bëjnë të ditur autoritetet greke.

Zjarrfikësit kanë njoftuar se dy gra, të moshave 80 dhe 63-vjeçare, janë gjetur të vdekura në shtëpitë e tyre të përmbytura në qytetin e Kalamatës dhe në periferinë e tij.

Një burrë 90-vjeçar po ashtu ka vdekur në zonën e Kalamatës, përderisa trupi i një burri 73-vjeçar është gjetur në afërsi të Spartës, transmeton Gazeta Express.

Që të gjitha katër vdekjet kanë ndodhur në rajonin jugor të Peloponezit.

Në veri të Greqisë, autoritetet janë në kërkim të një gruaje të zhdukur, për të cilën nuk dihet gjë që kur ajo kishte telefonuar burrin e saj në mëngjesin e së mërkurës për t’i treguar se po braktiste veturën e saj të përmbytur në jug të Selanikut.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Pushuesit kosovarë gjenë ‘belanë’ në Vlorë https://t.co/AvNwnPz9Rx https://t.co/LFzVxjYHmm
11,312 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja statistika e Realit ndaj skuadrave të mëdha

Real Madridi i Rafa Benitez është duke u treguar skuadër jo e fortë kur vihet përball skuadrave të mëdha Së...

Close