|E martë, Janar 24, 2017

40 lëkundje të tjera në zonat e tërmetit 

Itali – Aktiviteti sizmik në zonat e tërmetit në Italinë Qëndrore vazhdon të mbetet ende mjaft aktiv.

Vetëm gjatë natës së shkuar janë regjistuar 40 lëkundje të reja, më e forta ndër të cilat ajo e orës 04:50 e shkallës 4 në provincën Ascoli Piceno.

Mbi 1000 lëkundje tërmeti janë regjistruar nga 24 gushti deri më sot në 3 rajonet e Italisë Qëndrore: Lacio, Marke e Askoli Piceno.

Terreni i komunës së Amatrices pas këtij tërmeti ka pësuar një ulje me 20 cm.

Ndërkohë me kalimin e orëve zbehen gjithmonë e më shumë shpresat për të gjetur të mbijetuar nga kjo tragjedi natyrore.

Nuk gërmohet më në komunat Arquata del Tronto ku numri i viktimave është 50 e në Accuoli 11.

Vazhdon ende puna në Amatrice, ku 15 persona rezultojnë ende të humbur.

Gjatë ditës së sotme ka shkuar në 290 numri i viktimave, 233 prej të cilave në Amatrice.

Mes viktimave numërohen dhe 12 shtetas me origjinë të huaj: 6 rumunë, 3 britanik, 1 spanjoll, 1 shqiptar e 1 shtetas kanadez.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Policia arrestoi 2 shtetas https://t.co/xGOyMYV2m4 https://t.co/NOTO8ZuI1p
505 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Noizy me grushte i la këto shenja Cozman’it (foto)

Që prej pasdites së djeshme, lajmi i përleshjes mes Cozman dhe Noizyt po vazhdon të jetë kryesori. Përderisa reperi nga Shqipëria përfundoi me plumb të thellë në kofshë të cilin...

Close