|E enjte, Qershor 29, 2017

5 në pranga dhe 3 nën hetim të lirë në 24 orë. 

Policia   Fier – Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut arrestohen/ndalohen 5 shtetas dhe procedohen 3 në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme

Më datë 16.06.2014, nga Komisariati i Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale të “Drejtimi i mjetit pa leje drejtimi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal i shtetasve:
1. Erion Buzi, vjec 37 banues në Kallm Fier, sepse më datë 16.06.2014, rreth orës 06.45, në aksin Fier-Lushnje është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin e tij “Motorrçiklete” tip “Lonxin”, pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi.
2. Bujar Petova, vjec 51, banues në Petove Fier, sepse më datë 16.06.2014, rreth orës 06.50, në aksin Fier-Lushnje është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin e tij “Motorrçiklete” tip “Modenas”,me targa, OIA247 i pa pajisur me leje drejtimi.
3.Adrian Mirtaj, vjec 43, banues në Mashkullor, Gjirokastër, pasi më datën 16.06.2014, rreth orës 17.30, në qytetin e Roskovecit është kapur në flagrancë nga patrulla e përgjithshme duke drejtuar mjetin e tij tip “Fiat Punto”, pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi.
Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Më datë 17.06.2014, nga Komisariati i Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë shtetasi Eduart Andrea Lule, vjec 31, banues në Fier.
Arrestimi I tij u bë për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, pasi dyshohet se më date 16.06.2014, rreth orës 23.30, në lagjen Bishanakë Fier, pasi ka hyre në Qendrën Tregëtare “ETC”, ka vjedhur në arkën e lekëve tek zyra e Financës rreth 2.000 lekë.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

Më datë 16.06.2014, nga Komisariati i Policisë Lushnje u bë ndalimi i shtetases L. Kapllanaj, vjec 44, banuese në Golem, Lushnje.
Ndalimi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësore Lushnje, me vendimin Nr.251 datë 12.12.2013, e ka dënuar këtë shtetase me 3(tre) muaj burg, për veprën penale “Dhunë në Familje”, parashikuar nga neni 130/a i K.Penal.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lushnje , për veprime të mëtejshme.

Më datë 16.06.2014, nga Komisariati i Policisë Fier filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.Z., vjec 36, banues në Fier.
Procedimi filloi për veprën penale ‘Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal, sepse më datë 16.06.2014, rreth orës 08.30, në fshatin Dukas Patos Fier, duke drejtuar mjetin e tij fugon tip “BENZ”, me targa FR1838B, është përplasur me shtetasin Th.X., vjec 72, banues ne fshatin Dukas, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë shtetasi Th.X.
Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Më datë 17.06.2014, nga Komisariati i Policisë Fier filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin F.S., vjec 28, banues në Agim Fier.
Procedimi penal filloi pasi më datën 17.06.2014, rreth orës 02.00, në lokalin e tij në fshatin Agim, Fier, ju gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një kompjuter, një televizor dhe disa bileta lloto, aktivitet të cilin e kishte të pa licensuara. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale të “Organizim i llotarive te pa licensuara”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 16.06.2014, nga Komisariati i Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. H., vjec 60, banues në Pluk Lushnje.Procedimi filloi për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/1/ i Kodit Penal, sepse në fshatin Golem, është konstatuar se ky shtetas po ndërton pa leje në tokën e tij.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lushnje , për veprime të mëtejshme.

Më datë 16.06.2014, rreth orës 03.00, në fshatin Bubullimë Lushnje, në oborrin e shtëpisë së shtetasit Ll.R. është djegur mjeti autoveturë tip “RENAULT”, me targë AA954FC, në pronësi të këtij shtetasi.Grupi hetimor kreu veprimet e para ku mendohet se shkaku i rënies së zjarrit mund të ketë qenë aksidental nga ndonjë shkëndijë elektrike në pjesët e sistemit elektrik të automjetit.Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprime të mëtejshme për vlerësim.

alb365.com/policia

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ministri është me brekë

Rumani - Rekord  debatesh në  në qeverinë e sapoformuar në Rumani : ministri i ri i shëndetësisë u shfaq në një...

Close