|E mërkurë, Gusht 16, 2017

5 në pranga, tentuan të vjedhin një pompë pusi nafte 

Fier – Tentojnë të vjedhin me dhunë pompën e një pusi nafte të kompanisë “Bankers” duke dhunuar rojen, ndalohen nga policia 5 autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit:

1.Robert Xhafa, 20 vjeç.
2.Klejdisjan Çepele, 18 vjeç.
3.Armand Xhafa, 20 vjeç.
4 Enea Çepele, 19 vjeç.
5.Nikollaq Ismaili, 18 vjeç, të pestë banues në fshatin Kuman, Rroskovec.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, gjatë natës më datën 08.05.2016, në gropën ekologjike nr.7, në Jagodinë, kanë tentuar të vjedhin një pompë të pusit të naftës të kompanisë “Bankers” dhe kanë dhunuar rojen e SH.P.S.F. “Serjani”, shtetasin F.C, 53 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Rroskovec, ku dhe i kanë marrë një aparat celulari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 139, 25, 22 të Kodit Penal.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
ALB365 ju uronë gëzuar Krishtëlindjet dhe Vitin e Ri

Stafi i agjensisë së lajmeve alb365.com dhe alb365.info ju uronë gëzuar Krishtëlindjet dhe vitine  ri 2016. Qoftë një vit i...

Close