|E hënë, Janar 23, 2017

5 në pranga, trafikonin femra për prostitucion drejt Gjermanisë 

Goditet një rast i trafikimit të qënieve njerëzore për qëllim prostitucioni në kryeqytet.

Seksioni i Trafiqeve në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorin Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi disa mujor kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit  koduar “Rekrutimi”, si rezultat i të cilit kanë përfunduar në pranga 5 persona, ndërsa tre të tjerë janë proçeduar në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë:

-I. Qama, 23 vjeçe, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i personave, kryer në bashkëpunim”

-Ledian Gjoni, 28 vjeç, banues në Skrapar, për veprat penale “Trafikimi i personave”, “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Fallsifikim të letër njoftimeve, stampave ose vizave”.

-Ardit Shmilli, 24 vjeç, banues në Poliçan, përveprën penale “Trafikimi i personave,  kryer në bashkëpunim”.

-Zamir Hodo, 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i personave, kryer në bashkëpunim”

-A. Qama, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

Sipas bluve, tre djemtë dhe dy vajzat e arrestuara dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar veprimtari kriminale të tendencës së shfrytëzimit të prostitucionit në Shqiperi si dhe kanë   rekrutuar me qëllim trafikimi e më pas  shfrytëzimin për prostitucion si dhe dërgimim e tyre drejt shtetit gjerman të dy shteteseve M. TH dhe A.P

Gjithashtu janë referuar materialet në gjendje të lirë për shtetaset M. Th. dhe A. P. të cilat janë rekrutuar nga personat e mësipërm dhe dyshohet se kanë ushtruar prostitucion në Shqiperi dhe me pas do te shfrytezoheshin  jashtë vendit.

Sipas bluve, e përfshirë me trafikimin e vajzave dyshohet të jetë dhe shtetasja rumune me inicialet P. C, e cila dyshohet se ishte personi pritës në Gjermani.

Shtetasit e mësipërm u kapën në flagrancë  gjatë operacionit  të zhvilluar nga Sektori Kundër Trafiqeve në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në momentin kur po tentonin të kalonin pikën e kalimit kufitar Morinë, pasi ishin ndjekur dhe mbajtur nën vëzhgim që nga Tirana.

Në cilësinë e provës materiale të arrestuarve iu sekuestruan dy karta identiteti Rumune të dyshuara të fallsifikuara, 4 bileta avioni, 7 telefona, 1500 € si dhe një automjet taxi i cili bënte transportin.

Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Trafikimit të personave të rritur” dhe “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ditën police dhe natën modele https://t.co/mIChDx8fzR via @wwwalb365com
503 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia në 24 orë , 3 në pranga dhe 3 në gjendje të lirë.

   Fier - Lushnje - Më datë 16.07.2014, Nga sektori Kunder Krimeve te Renda u bë arrestimi ne flagrancë i shtetasit: Halil Shpetim Hysaj , vjec 19 , banues në...

Close