|E premte, Qershor 23, 2017

5 të arrestuar në 24 orë 

Fier – Lushnje – Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim dhe arrestohen në flagrancë 4 shtetas të tjerë, 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur edhe 2 shtetas për vjedhje.

Specialistët për Krimet në Komisaritin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Met’hat Korçari, 59 vjeç, banues në fshatin Cakran. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me Vendimin e datës 27.10.2016, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga Neni 130/a/4  i Kodit Penal.

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Ylli Bani, 48 vjeç, banues lagjen “1 Maj”, Fier. Në vendin e quajtur “Poliklinika”, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 425 IL , në gjëndje të dehur.

Venetik Dylmishi, 31 vjeç, banues në lagjen “29 Marsi” Patos. Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Sheqit”,  është kapur nga shërbimet Policisë së Rendit duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Benz”  me targa AA 765 DG.

Specialistët për Krimet në Komisaritin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasit Shkëlqim Zelo, 24 vjeç, banues në lagjen “Skender Libohova”., Lushnje. Fatjon Marra, 28 vjeç, banues në Lushnje. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, në pallatin në ndërtim të firmës “Toshkëzi”,  kanë vjedhur një celular dhe 4200 lekë të puntorëve të kësaj firme.

 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
E kthen furgonin në shtëpi me rrota (video)

Një grua e cila thotë se nuk kishte njohuri mbi veturat ose ndërtimin ka ndërtuar një furgon të mahnitshëm kampingu...

Close