|E hënë, Janar 23, 2017

52 vjecari I paralizuar – Më çoni në azile të ha një pjatë gjellë, le të mos jetë e ngrohtë 

Fier – Quhet Arben Kristopulli  dhe është 52 vjec, I paralizuar. Ai jeton I vetëm në një dhomë as 30 metra katrorë në katin e tretë të ish hotel “Vjosës” në Fier.

Shkaku I gjendjes së tij shëndetsore është sëmundja e encefalit që e ka prekur që në moshën dy vjecare duke e lënë të paralizuar. Është lodhur duke kërkuar që ta cojnë në azile në Fier dhe askush si ka dhënë zgjidhje.

Dikur deri në vitin 2014 ai ka pasur ndihmë mamanë e tij ndërsa pas vdekjes së saj ka qënë një shok I tij që I bënte pazarin, I conte ushqim por edhe ndihma ka një kufi , thotë 52 vjecari, edhe ai ka familjen dhe hallet e tij.

Arbeni tregon se nga KEMPI merr 100 mijë lek të vjetra. Dy motrat e tij janë në emigracion  dhe kur munden I dërgojnë ndonjë të hollë ekonomike. Nuk e kanë mundësinë, thotë ai, bëjnë sa munden. Tashmë ka një shok që vjen e I bën vetëm pazar, bukë djath e sallam që të hajë sepse për të gatuar ska njeri.

Ai pohonë se dikur ka kërkuar  që ta cojnë në azil  sepse të paktën atje do të ha një pjatë gjellë apo do vesh një rrob të pastër, po zë krimba, nuk mund të lëviz apo të bëj një punë, jo se nuk dua por nuk mundem, por askush nuk e ka marr parasysh e nuk I ka dhënë zgjidhje.

I ulur mbi një divan , në ambniente me qera ai nuk ka shumë besim se edhe pas kësaj kronike ai do ta lërë këtë dhomë e do të shkojë në azile, por gjithësesi përsëri ai I kërkon bashkisë që ti gjej një vend në azile

52 vjecari prêt me shpresën se një ditë dikush do të kujtohet për të duke I gjetur një vend në azil ku mund të shijojë një pjat gjellë , le të mos jet edhe e ngrohtë

vlcsnap-2016-09-21-11h31m22s71 vlcsnap-2016-09-21-11h31m36s210 vlcsnap-2016-09-21-11h40m16s23

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: 2.225 vende pune bosh, profesionet dhe si duhet të aplikoni https://t.co/AmQww8cNMU https://t.co/DWnhR9PqV4
500 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Matura Shtetërore 2016 – Sot nis aplikimi i formularëve A1 dhe A1Z

Tiranë - Duke filluar nga dita e sotme nis plotësimi i formularëve A1 dhe A1Z për të gjithë maturantët. Aplikimi bëhet në portalin qeveritar e-albania. Aplikimet do të zgjasin 15...

Close