|E mërkurë, Mars 29, 2017

57 vjeçari Shefo Duraj mundë të jet vrarë 

Mallakastër – Teknologu i Uzinës së Ballshit mund të jetë vrarë. Në trupin e tij janë gjetur shenja dhune. Policia e Fierit ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 57-vjeçarit të zhdukur dy javë më parë në Mallakastër.

Shefo Duraj u zhduk pa lënë gjurmë pasi doli nga turni i tretë në uzinën e Ballshit ku punonte prej 20 vitesh. Trupi i tij u gjet mbrëmjen e së martës në pyllin e fshatit Kalenjë në gjendje të dekompozuar, por paraprakisht ekspertët thanë se viktima nuk ka vdekur për shkaqe natyrale.

Në kokë janë vërejtur plagë dhe fraktura të kafkës ndaj ekspertët mjeko-ligjorë po kryejnë këqyrje të hollësishme për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Publikohet listë fallso nën emrin e PD për kandidatë për deputetë (foto) https://t.co/bbLNqhfHUT via @wwwalb365com
4,193 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Zgjidhet qeveria e re teknike

Maqedoni - Parlamenti i Maqedonisë, sonte ka zgjedhur qeverinë e re teknike me në krye me Emil Dimitrievin, pasi sot...

Close