|E martë, Mars 28, 2017

6 emocionet që na shkatërrojnë 

Emocioni nuk është thjeshtë një fjalë e bukur. Mënyra si mendojmë dhe ndihemi prek mënyrën tonë të jetesës. Mjekësia tradicionale thotë se shëndeti është i lidhur me stilin e jetës, gjenetikën, dhe ekspozimin ndaj infeksioneve, por përpos këtyre ka edhe një lidhje të fortë midis emocioneve dhe shëndetit.

Kontrolli i emocioneve, veçanërisht i ndjesive negative është i rëndësishëm për mbijetesën tuaj. Ato emocione që mbahen të paeskpozuara mund të shkaktojnë dëme më vonë, pra është e rëndësishme ti shfaqësh. Sipas “Lajmi.net”, shëndeti i mirë emocional haset rrallë sot.

Emocionet negative si ankthi, stresi, frika, indinjata, xhelozia, urrejtja, dyshimi dhe padurimi ndikojnë mbi shëndetin gjerësisht.

Disa problematika si pushimi nga puna, një martesë jo e qetë, probleme financiare apo edhe vdekje të një të afërmi janë përvoja të këqija dhe shkaktojnë kaos në mirëqenien tuaj emocionale dhe mendore si dhe dëme në shëndetin tuaj. Po listojmë 10 mënyrat që emocionet dëmtojnë shëndetin.

Indinjata

Indinjata përcaktohet si një ndjesi e thellë në përgjigje të frustrimit, dhimbjes, zhgënjimit apo e kërcënimit. Nëse adresohet shpejt dhe shprehet shëndetshëm, kjo ndjesi është e mirë për shëndetin tuaj, por zakonisht indinjata është e dëmshme, pasi prek aftësinë tuaj të të arsyetuarit dhe faktorizon një risk në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare. Zemërimi intensifikon përgjigjen ndaj stresit akut në organizëm çka çon në prodhimin e hormoneve të stresit si adrenalina, noradrenalina dhe kortizoli. Kjo bën që amigdala (zona e trurit përgjegjëse për emocionet) të reagojë dhe të hedhë më shumë gjak në lobin frontal (zona përgjegjëse për arsyetimin), gjaku në këtë zonë ndërpret procesin e të menduarit dhe nga kjo vjen edhe shprehja që zemërimi të verbon. Kjo çon në flakje telefonash, laptopësh, ose çdo gjë që keni në ato momente. Nga ana tjetër zemërimi i tendos enët e gjakut duke rritur të rrahurat e zemrës, tensionin e gjakut dhe frymëmarrjen. Nëse kjo ndodh shpesh shkakton dëme në muret arteriale. Sipas një studimi në vitin 2000 prirja ndaj zemërimit i ekspozon burrat dhe gratë në moshë të mesme me nivele normale të tensionit ndaj riskut për të patur sëmundje koronare dhe për të bërë vdekje, pavarësisht faktorëve të riskut biologjikë.

Shqetësimi

Shqetësimi kronik shkakton probleme në organizëm, prek shpretkën dhe stomakun, shkakton ndryshime në funksionet e neurotrasmetuesve sidomos të serotoninës. Kur shqetësimi është i lartë, organizmi prodhon kimikate që çojnë në reagime mërzie dhe ndjesi ligështie në stomak. Shqetësimi apo fiksimi për një problem sjell të vjella, diarre, shqetësime stomaku si dhe çrregullime të tjera mjekësore. Të vjellat e tepërta janë të lidhura me dhimbje gjoksi, tension të lartë, imunitet të ulur dhe mplakje të parakohshme. Kjo ndjesi ushtron presion mbi muskujt e stomakut që vetë këta më pas ushtrojnë presion mbi stomakun duke ndryshuar edhe mënyrën e se si ndihet ai, për shembull, ju mund ti keni ndjerë fluturat në stomakun tuaj pasojë e një shqetësimi të tepërt. Kjo ndjesi është negative edhe për marrëdhëniet personale.

Trishtimi ose dhembja

Mes shumë emocioneve që përjetohen në jetë, trishtimi është emocioni më jetëgjatë. Trishtimi ose dhembja prekin mushkëritë, shkaktojnë lodhje dhe shkurtim të frymëmarrjes si dhe ndikojnë në ngushtimin e rrugëve të bronkeve. Kur ju përjetoni dhembje ose melankoli, procesi i frymëmarrjes s’mund të kryhet lehtësisht gjë që çon në atake astme apo gjendje të tjera bronkiale. Sipas një raporti në vitin 2003, të publikuar në “Acupuncture Today” trishtimi vjen nga zemra, dëmton mushkëritë pastaj kthehet për të dëmtuar zemrën. Depresioni dhe melankolia shkaktojnë ndryshime në lëkurën tuaj, mund të shkaktojnë kostipacion si dhe sasi të ulur të oksigjenit në gjak. Njerëzit që preken nga depresioni kanë tendencën të fitojnë apo të humbin peshë shumë shpejt, krijojnë varësi më lehtë ndaj drogërave dhe substancave të tjera të dëmshme. Kur ju ndiheni ligsht dhe i trishtuar mos i mbani lotët, çlirimi i tyre e shfaq emocionin. Kurioz është fakti se në lotët emocionalë janë gjetur hormone stresi dhe neurotrasmetues të lidhur me të.

Stresi

Secili prej nesh reagon në mënyra të ndryshme ndaj stresit. Pak stres mund të jetë i mirë për shëndetin tuaj dhe ju ndihmon për një performancë më të mirë. Në nivele të larta çon në tension të lartë, astmë, ulçera sindromën e zorrës së irrituar. Stresi është faktori kryesor në sëmundjet e zemrës, rrit tensionin dhe nivelet e kolesterolit në gjak, plus që nxit zakone si duhanpirja, jetë sedentare dhe mbipeshë. Këta faktorë prishin muret e arterieve dhe çojnë në probleme zemre. Stresi e manifeston veten përmes simptomave si migrena, skërmitje dhëmbësh, palpitacione të zemrës, reagim ndaj dritës, shterje, pagjumësi, nauze dhe oreks i shtuar ose jo. Stresi është faktor për shumë gjendje si; Episod astmatik. Rënie flokësh dhe alopeci. Ulceracione të gojës dhe tharje të tepërt të saj. Probleme mendore si pagjumësi, dhimbje koke, ndryshim humori dhe irritabilitet. Sëmundje kardiovaskulare dhe hipertension. Dhimbje spastike në qafë dhe shpatulla, dhimbje muskularoskeletike, dhimbje në regjionin lumbar si dhe kontraksione të vogla muskulare dhe tike nervore. Erupsione lëkure si egzema dhe psoriaza. Aparat riprodhimi jo të shëndetshëm që çon në çrregullime mestruale dhe infeksione vaginale tek gratë dhe impotencë dhe ejakulacione të parakohshme tek meshkujt. Sëmundje të aparatit tretës si gastrite dhe ulçera stomaku dhe duodeni, kolite ulçerative dhe irritim të zorrës.

Vetmia

Vetmia është një emocion që e bën dikë të qajë dhe të përjetojë melankolinë e thellë. Kjo çon në një prishje ekuilibri të mushkërive dhe bllokim të fluksit të gjakut dhe oksigjenit. Në realitet vetmia po bëhet një rrezik për shëndetin publik. Kur ndiheni i vetmuar truri juaj sekreton më shumë hormone stresi si kortizoli që shkaktojnë depresion, kjo prek tensionin e gjakut dhe cilësinë e gjumit. Një studim i kryer në 2012 në “Journal of Aging and Health” raporton se vetmia kishte lidhje me probabilitete të larta për të patur probleme mendore mes adultëve të rritur. Një tjetër studim në 2016 hedh dritë mbi efektet direkte, indirekte dhe të moderuara të vetmisë mbi shëndetin që duhet të adresohet urgjentisht. Ky studim gjithashtu nxjerr në pah lidhjet mes vetmisë dhe rënies konjitive në moshat e vjetra si dhe shkallën në të cilën kjo rënie është e kthyeshme përmes ndërhyrjes. Një studim i 2015 raporton se vetmia dhe izolimi janë faktorë risku për sëmundje koronare dhe atake zemre, por jo vetëm, ata dëmtojnë edhe sistemin imunitar. Tek njerëzit e vetmuar prodhohen përbërës inflamatorë si përgjigje kundër stresit, të cilat dobësojnë sistemin imunitar.

Frika

Frika është një emocion që shkatërron autostimën tuaj, moralin, besimin dhe lumturinë. Frika çon në ankth që i lodh veshkat, gjendrat adrenale dhe nganjëherë edhe sistemin riprodhues. Ajo shkakton një rënie të energjisë në organizëm dhe e sforcon trupin të kontraktohet për një vetëmbrojtje, çka ul ritmin e frymëmarrjes dhe asaj të qarkullimit të gjakut që më tutje shkaktojnë një gjendje stanjacioni në organet vitale dhe prandaj duart dhe këmbët janë të ngrira. Organi që vuan më shumë nga ky emocion është veshka. Kjo sepse pjesa e trurit që kontrollon veshkat ngadalësohet dhe pasojat janë një urinim i shpeshtë dhe gjendje të ndryshme renale. Frika bën që gjëndrat adrenale të sekretojnë më shumë hormone stresi që kanë efekt shkatërrues mbi organizmin, pra kjo situatë shkakton dhimbje dhe sëmundje mbi gjëndrat adrenale, veshkat dhe në traktin e poshtëm urinar. Tek fëmijët ky manifestim shprehet me urinim gjatë natës që lidhet ngushtësisht me ankthin dhe pasiguritë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Diabetikët tashmë me terapi të re https://t.co/dRj75EAoGQ https://t.co/kyxUz09TLC
4,407 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mustafaj: PD i ka mundësitë të kthehet në pushtet

Edhe pse prej shumë vitesh nuk ishte shfaqur në ndonjë aktivitet publik të PD, Besnik Mustafaj heziton ta quajë rikthim...

Close