|E hënë, Korrik 24, 2017

6 shqiptare denohen per nje mije rrenje hashash ne Britani. 

123958_1      Angli – Gjykata e Kardifit ka dënuar me mbi 38 vite burg në total 8 të akuzuar për kultivim dhe shitje droge, mes tyre edhe 6 shqiptarë.

Operacioni i koduar Prishtina solli arrestimin e 8 personave për kultivimin kanabisit në prona të marra me qera në Uells. 6 prej të dënuarve ishin shqiptarë, ndërsa dy të tjerët çifti i bashkëshortëve që kishte objektet e marra me qera. Parcelat mund t’u sillnin trafikantëve një fitim neto prej 12 milionë euro në vit.

Shqiptarët kishin marrë disa objekte me qera për të ngritur bazën e kultivimit të kanabisit duke e fshehur nga fqinjët.Aktiviteti i tyre është zbuluar aksidentalisht pasi një nga parcelat e tyre u përfshinë nga zjarri si pasojë e mbingarkesës së rrjetit elektrik.Sipas prokurorit të çështjes banda e shqiptarëve kishin shpërhapur parcelat duke rritur mbi 1 mijë bimë narkotike në vit.

Një mijë rrënjë kanabisi u gjetën vetëm në një parcelë, ndërsa qindra të tjera u gjetën të kultivuara në vende të ndryshme. Sipas prokurorit vetëm kanabisi i asgjësuar kishte një vlerë prej 3 milionë Paund në vit duke llogaritur 3 herë vjelje në vit do të sillte mbi 12 milionë euro në vit.

Në banesat e shqiptarëve u sekuestruan edhe 2 pistoleta me 200 fishekë dhe 10 mijë paund. 2 prej tyre u shpallën fajtorë për armëmbajtje pa leje dhe sipas policisë duke pasur aq shumë municion duhet të kenë pasur ndërmend që t’i përdornin ato.
6 shqiptarët e dënuar, kishin pranuar akuzën për prodhim droge, ata janë:

Alban Boka, 42 vjeç, që ishte edhe kreu i bandës së shqiptarëve u dënua me 10 vite burg ndërsa vëllai i tij Altin Boka, 34 vjeç është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.
Ignis Asllanaj, 29 vjeç është dënuar me 8 vite e 6 muaj burg.
Blerim Nula, 31vjeç është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg
Julian Deliu, 24 vjeç është dënuar me 3 vite burg
Elvis Fikaj, 28 vjeç është dënuar me 2 vite burg

Alban Boka dhe Ignis Asllanaj kanë qenë edhe poseduesit e armëve të sekuestruara

Mes të dënuarve edhe pronarja e objekteve një avokate, e cila u dënua me tre vite burg. Ajo u shpreh në seancën e gjyqit se i kishte dhënë ambientet me qera në kohën kur recesioni po godiste tregun e banesave. Bashkëshorti i saj u dënua me 5 vite burg si bashkëpunëtor në këtë industri droge. Çifti britanik kishte mbi 50 prona përreth Anglisë dhe Uellsit, të cilat u sillnin shumë të ardhura në muaj.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Sali Berisha shpartallon grupin anti-Basha. https://t.co/R9r2HMsCIB https://t.co/JPBARzCxsh
11,311 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Basha: 8 Dhjetori dita për të bërë histori me shkarkimin e qeverisë Rama-Meta

Tiranë - Zhvillohet sot konventa e Forumit Rinor të PD. Kryetari i kësaj partie Lulzim Basha duke përshëndetur komventën bëri...

Close