|E premte, Shkurt 23, 2018

64 vjeçari ekzekutohet me silenciator, detaje 

Mbrëmjen e sotme një vrasje ndodhi në zonën e ish- bllokut në Tiranë.

Policia bën me dije se viktima është Memli Begalla 64 vjeç.

Trupi i pajetë i 64 vjeçarit u gjet tek parkingu i një pallati në hyrje të rrugës “Nikolla Tup” në zonën e ish- bllokut në kryeqytet.

Vrasja ka ndodhur me armë me silenciator, tek shesh pushimi i pallatit.

Deri tani 3 persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjatje.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç.

Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore.

Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit.

Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
‘ FBI mbërriti, askush nuk shpëton’

"Reforma ne Drejtesi nuk mund...

Close