|E martë, Dhjetor 12, 2017

KIne – Rusi, marreveshje 30 vjecare per gazin. 

Rusia dhe Kina kanë nënshkruar një marrëveshje 30 vjeçare miliarda dollarëshe për furnizimin me gaz. Marrëveshja që u nënshkrua mes Gazprom-it rus dhe Korporatës kineze të Hidrokarbureve është hartuar brenda një periudhe 10 vjeçare dhe për të nuk është dhënë asnjë çmim zyrtar, meKine rusigjithëse mendohet se vlera e saj shkon deri në 400 miliardë dollarë.

Kohët e fundit Rusia është përpjekur të gjejë një treg alternativ energjie për gazin e saj, ndërkohë që po përballet me sanksionet e mundshme të BE lidhur me krizën në Ukrainë.

Pas këtij lajmi aksionet Gazpromit në tregjet ruse janë rritur me 2%. Sipas marrëveshjes, duke nisur nga viti 2018, pritet të shpërndahen 38 miliardë metër kub gazi natyror në vit në drejtim të Lindjes për ekonominë e vonuar të Kinës.

Problemi kryesor ishte ai lidhur me çmimin dhe mendohet se Kina ka arritur një ujdi të vështirë. Një tjetër pikë e rëndësishmë e marrëveshjes ishte ndërtimi i gazsjellësit në Kinë, pasi momentalisht ka vetëm një të tillë që kalon përmes Lindjes së Largët të Rusisë drejt kufijve kinezë dhe që quhet “Energjia e Siberisë”. Kina është partneri më i madh tregtar i Rusisë dhe për vitin 2013 shkëmbimet tregtare dypalëshe arritën vlerën 90 miliardë dollarë, por dy vendet fqinje pritet ta dyfishojnë këtë volum deri në 200 miliardë dollarë për 10 vjet.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Koco kokedhima
Reforma në drejtësi s’ka vlerë pa opozitën

Nga KOÇO KOKËDHIMA - Shqipëria ka nevojë...

Close