|E shtunë, Nëntor 18, 2017

8 vjet nga vrasja e Fatmir Xhindit. I biri: Babo, na kanë mbetur shumë pak miq 

U mbushën 8 vjat nga vrasja e deputetit Fatmir Xhindi vetëm pak metra nga porta e banesës së tij në Roskovec. 8 vjet ku 4  vjet ka qënë në pushtet PD dhe 4 të tjer  është PS. 8 vjet që ende politika nuk ka bërë asgjë për gjetjen e autorit të kësaj vrasje. Mos kemi të bëjmë me një vrasje për motive politike ?! E derisa të zbardhet kjo vrasje e të gjendet autori i saj ky është dyshimi kryesor.

Statusi në facebook i të birit një viti më parë

Kanë kaluar 8 vjet nga vrasja e deputeti Fatmir Xhindi por ende nuk ka një autor për vrasjen e tij. Ish-deputeti socialist u vra në rrethana të panjohura dhe vrasësi ende nuk  është gjetur. Djali i tij, Amarildo Xhindi, ka kujtuar të atin me rastin e ditëlindjes. Na kanë mbetur shumë pak miq, është mesazhi i tij.

Ja çfarë shkruan ai në FB:

U bë ca kohë që na mungon fizikisht, mos ki merak, nga mendja e zemra vështirë të shkëputesh. Jam menduar shpesh për gjerat qe kemi fol, e jam përpjekur të përshtas fjalët e tua me kohen.

E pamundur babo! E pamundur për vetë faktin që nuk je këtu me mua tmë bësh të kuptoj ndryshimin, po kam një siguri ne vetvete, që edhe ti do e kishe të vështirë t’i përshtasje fjalët e tua kohës së sotme. E dhimbshme babo! Na ke lënë një emër të madh pas, shume nga ata qe te kane njohur, na mbështesin, pjesa tjetër qe ka dëgjuar për ty, gëzojnë respekt.

Faleminderit babo! Miqtë e tu, ata të vërtetët, që dallohen, kanë ngel ca, vazhdojnë na përkrahin kur i takojmë, por ndihen të pafuqishëm për të ndihmuar për të vërtetën e madhe, se kohëra të vështira sot. Fali babo! Po mos ki merak, do jetë ca e vështirë, por jo e pamundur.

Na ke ne babo! Sot ke ditën e lindjes, 1 prill 1960, dite e shenjte për ne, djemtë e tu, mamin, nenën e gjithë të tjerët. E shenjtë për ne, e gënjeshtërt për të tjerët babo! Kam shumë për të thënë sot, por vështirë të besojë kush. 1 Prilli babo! Kartonin e kuq e me buzëqeshje në buzë I rrallë mes të shumtëve babo!

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Nadal befason për Federerin

Rafa Nadal do të luajë me Roger Federer në finale të Australian Open, pasi mposhti në gjysmëfinale tenistin bullgar Grigor...

Close