|E premte, Gusht 18, 2017

800 policë në Lazarat, arrestohet 6 persona. 

 10246383_763112470405581_164380438381224804_n    Gjirokastër – Policia nuk zmbrapset, vijon edhe sot aksionin në Lazarat për të asgjësuar drogën. Mësohet se në orët e para të mëngjesit 5 autoblinda janë nisur nga fshati Dervican, drejt fshatit “rebel” të Gjirokastrës, ku situata vijon të jetë e tensionuar prej mbrëmjes të së dielës.

Plot 800 forca policore, autoblinda, RENEA, Delta Forcë dhe forcat speciale po avancojnë shtëpi më shtëpi për marrë nën kontroll situatën, pasi gjatë mbrëmjes kanë vijuar të shtënat e armëve pa pushim.

Për pasojë, raportohet se një efektiv i FNSH-së ka mbetur i plagosur rreth orës 02:00 pas mesnate. Policia sqaron se i plagosur ka mbetur efektivi S.M, punonjës i Komisariatit të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër.

Burime nga policia bëjnë me dije se efektivi i FNSH-së është plagosur në dorë dhe në këmbë. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes.
Rreth 500 forca të policisë kanë ndërmarrë një operacion në Lazarat të Gjirokastrës që prej mbrëmjes të së dielës për asgjësimin e lëndëve narkotike. Efektivët kanë hasur në kundërshtimin me armë të një grupi personash, të cilët kanë qëlluar me mortaja e mitralozë, për të penguar operacionin.

88880     Ndërkohë, policia publikoi edhe listën e personave që kanë qëlluar me armë në drejtim të forcave të rendit. Policia konfirmon gjithashtu se tashmë është identifikuar vendi, prej nga ky grup personash qëllon me armë zjarri, të lokalizuar në banesën e shtetasit Gate Mahmutaj, person me precedentë kriminalë, i arrestuar më parë nga forcat RENEA, i dënuar me vendim gjykate dhe i falur më pas nga Presidenti i Republikës.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi dje se shteti i ka shpallur luftë mafies dhe krimit, duke paralajmëruar se të gjithë banorët që qëllojnë në drejtim të policisë, do të përballen me forcat e ligjit si asnjëherë tjetër.

“I keni bërë llogaritë shumë gabim, dhe mos mendoni kurrë se ka Zot në Tokë, që mund t’iu dalë zot në rast se kundërshtoni me armë Policinë e Shtetit. Hidhni armët dhe lini policinë të bëjë detyrën. Në të kundërt, forca e ligjit do të veprojë si asnjëherë tjetër”, – u shpreh ministri Tahiri.

SULMUAN POLICINË, ARRESTOHEN 6 TË DYSHUAR

Ora 09:15- Mënjesin e sotëm policia bën me dije se janë arrestuar 6 nga personat që dyshohet se qëlluan me artileri të rëndë ndaj policisë ditën e djeshme. Sipas policisë, të arrestuarit janë Matjas M. Bocia 23 vjeç, Juxhin A. Bocia 19 vjeç, Florian N. Shurdhi, Xhevahir M. Doçi 29 vjeç, Ali M. Basha 46 vjeç, Emiljano B. Aliko 31 vjeç.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Presidenti i Filipineve ofendon rëndë Obamën: Bir bushtre!

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barack Obama, anuloi takimin e planifikuar me presidentin e Filipineve Rodrigo Duterte, pasi që...

Close