|E enjte, Qershor 29, 2017

Cuci, kush denancon korrupsionin do te shperblehet. 

bledi-cuci  Tirane – Denoncuesit e korrupsionit do të paguhen. Koordinatori Kombëtar i Luftës ndaj Korrupsionit, Bledi Çuçi, njëherazi ministri i Shtetit për Pushtetit Vendor sqaroi dje detajet e draftit duke bërë me dije se çdo punonjës në publik apo privat që do të denoncojë vjedhjet e pronarëve apo titullarëve jo vetëm që nuk do të ndëshkohet, por do të shpërblehet edhe financiarisht. “Në qoftëse punon në një kompani provate dhe ti do të detyrohesh të bësh një akt korruptiv, një falsifikim me qëllim përfitimesh shmangie takse, detyrohesh nga pronari për ta bërë këtë gjë dhe ti ndjehesh i pafuqishëm dhe ky ligj të mbron dhe të thotë që kur denoncon edhe pse mund ta kesh berë disa herë këtë gje, jo vetëm që përjashtohesh nga përgjesia penale si bashkëpuntorë në rastin kur e ke bërë por të mbrohet me ligj vendi i punës dhe do të marrësh edhe shpërblim në varësi të dëmit që ai ka shkaktuar shtetit”, – tha Çuçi për “Albanian Screen”.
Nisma
Mbretëria e Holandës nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë ka inciuar nismën mbështetëse dhe financiare për hartimin e një projektligji, i cili do të marrë në mbrojtje të gjitha ata punonjës të administratës, të cilët do të thyejnë heshtjen duke denoncuar aferat korruptive në institucionet ku punojnë.
Fillimin e hartimit të projekligjit e përshëndetën në datën 27 Maj, gjatë një ceremonie në ambasadën holandeze, Koordinatori Kombëtar i Luftës ndaj Korrupsionit, Bledi Çuçi, zëvëndësministri Drejtësisë, Idlir Peçi dhe kreu i BE-së në Tiranë, Clive Rumbold.
Ambasadori holandez Martin De La Beij, duke shpjeguar rëndësinë e këtij ligji për Shqipërinë, e konsideroi atë një element të rëndësishëm në gjithë spektrin e luftës ndaj korrupsionit. “Në këtë këndvështrim është diçka e vogël, por një element me tepër rëndësi në këtë luftë. Ky ligj ka dy aspekte, njohjen e problematikave korruptive dhe mbrojtjen e atyre që kanë guximin të flasin për të tilla çështje dhe të mos të ndjehen të kërcënuar për këtë veprim të tyre”, – tha ambasadori De La Beij. Nga ana e tij Koordinatori Kombëtar i Luftës ndaj Korrupsionit, Bledi Çuçi, vlerësoi mbështetjen hollandeze për këtë pr/ligj, të cilin e quan tejet të nevojshëm. “Hartimi i legjislacionit për mbrojtjen e informatorëve të rasteve të korrupsionit, nuk është vetëm një detyrim që ne kemi nga prioriteti tre në bashkëpunim me Brukselin, por është edhe një angazhim i drejtpërdrejtë dhe tregues i vullnetit të qeverisë për të krijuar një administratë me integritet dhe për të luftuar korrupsionin brenda dhe jashtë administratës”, – tha Çuçi. Ministria e Drejtësisë dhe Koordinatori Kombëtar i Antikorrupsionit janë përgjegjës në hartimin e pr/ligjit. Ai do të hartohet me ndihmën e ekspertëve të Departamentit të Kriminalistikës në Institutin “Vilom Pompe” pranë Universitetit të Utrehtit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shqiptari nga Zvicra me shqiponjë nëpër Serbi

Një student shqiptar që jeton dhe studion në Zvicër, me prejardhje nga Krusha e Madhe e Rahovecit, udhëtoi dje për...

Close