|E hënë, Qershor 26, 2017

Dhuna ndaj grave, 50 urdhera mbrojtje ne kater muaj. 

Courhouse    Fier – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier prej kohësh po përballet më një fluks kërkesash për urdhra mbrojtje që vijnë nga gratë për bashkëshortët e tyre.

Vetëm gjatë katër mujorit të parë të këtij viti në këtë gjykatë janë depozituar nga femrat rreth 50 urdhra mbrojtjeje, ndërsa avokati Ermal Hamataj, teksa e konfirmon këtë problematike ndalet tek arsyet që çojnë në këtë fenomen.

“Pse ndodh? Dihet botërisht që shoqëria shqiptare është shoqëri e dhunshme dhe bashkëshortët, burrat e shtëpisë i shikojnë gratë si prona të tyre dhe jo si bashkëjetuese të tyre dhe nisur nga kjo duke qenë se në subkoshiencën e tyre është krijuar ideja së gruaja është prona ime, atij sipas mendimit të tij i rrjedh e drejta që të kërkojë çdo gjë ndaj bashkëshortes së tij, madje dhe ta dhunojë atë”, tha avokati Ermal Hamataj.

Ndërkohë një tjetër problem është zbatimi i urdhrit të mbrojtjes.

“Si mund të ndryshojë një urdhër mbrojtje nda dy bashkëshortëve të cilët jetojnë në një banesë dhe kjo duke qenë se bëhet, dhe bëhet me shpejtësi goxha të madhe kjo fakt sjell që pas lëshimit të urdhrit të mbrojtjes dy bashkëshortët edhe pse janë në dhoma të ndara mund të konfliktohen sërish dhe tashmë këtu është më e bukura në momentin e dytë qe bashkëshortja vete e bën një ankesë në komisariat kjo nuk është më një çështje që mund të zgjidhet civilisht, është një vepër penale”, tha avokati Ermal Hamataj.

Ndërkohë lidhur me këto denoncime blutë e Fierit kanë prangosur 27 persona.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Manjani: Biznesi i kanabisit financoi ruajtjen e rezultatit të PS-së të 2013 https://t.co/iBI17c9J77 https://t.co/iAk881Y48y
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Simboli i shqiponjës – 17 vjeçari përndiqet nga Greqia

Greqi - Një 17 vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi për fyerje të simbolit kombëtar. Ai ka publikuar në rrjete...

Close