|E diel, Dhjetor 17, 2017

95 vjetori i Kongresit të Lushnjes . 

10919012_1047833361899165_7253221898466651432_nLushnje – Lushnja po përgatitet për 95 vjetorin e Kongresi Kombëtar të këtij qyteti. Kongresi u mbajt në 21 deri në 31 janar 1920 dhe morën pjesë delegatë nga të gjitha trevat. Ky delegacion mori në dorë fatet e Shqipërisë në Konferencën e Parisit.

Kongresi i janarit në Lushnje zgjodhi Këshillin e Lartë, me 4 anëtarë, të cilët në atë kohë përfaqësonin edhe 4 fetë praktikuese në vend. Ai rrëzoi vendimet e padrejta të Konferencës së Fshehtë të Ambasadorëve të vitit 1915 dhe, vendimin që kishin marrë në parim, në janar 1920 Fuqitë e Mëdha, për ta ndarë Shqipërinë.

Historiani Niko Ferra na rrëfen rëndësinë historike dhe vendimet e rëndësishme të Kongresit të Lushnjes.  Por sot pas 95 vjetësh përse duhet vizituar shtëpia ku u mbajt ky kongres.

Historiani Ylli Myftiu në tregon se kjo shtëpi muze tashmë e restauruar, i përkiste patriotit Kaso Fuga. Mbledhja e kongresit u hap nga Ferit Vokopola, që ishte përfaqësues i Prefekturës së Beratit, Lushnjes dhe Skraparit.

Kreu i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tusha nga shtëpia e Kongresit fton ashtu si 95 vjet më parë të gjithë shqiptarët të mblidhen në këtë qytet për të nderuar këtë ditë të rëndësishme për vendin e tyre.

Në Lushnje janë mbajtur dy kongrese me mjaft rëndësi, Kongresi Kombëtar dhe Kongresi i Arsimit në vitin 1920 dhe për këtë njihet si qyteti i kongreseve.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
EUROPA E DY SHPEJTËSIVE

Nga JAGODA MARINIÇ* - Unë e kalova...

Close