|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

A.B.D.E me program politik, në thelb: Bashkimi i vllehëve në një forcë të vetme politke. 

Aleanca për barazi dhe drejtësi europiane  “A.B.D.E ” me ardhjen më krye të AVOKAT EDMOND PETRAJ e ka tashmë programin e saj politik, në thelb të të cilit qendron pikërisht bashkimi i vllehëve arëmëneve në shqipëri. Stafi ynë ka siguruar ekskluzivisht platformën e plotë qeverisëse të “ A.B.D.E ”, të cilëve iu ka mbetur tashmë vetëm ta zyrtarizojnë “de jure” shndërrimin e partisë së tyre në një forcë reale politike, që mendohet të marrë pjesë fort  në garën elektorale të 2017-ës.

Programi politik prej 5 faqesh i  A.B.D.E  bazohet në 10 shtylla kryesore. Prioriteti kryesor është pikërisht bashkimi kombëtar i  vllehëve të shqiptaris në  A.B.DE  në funksion të të cilit propozohet fillimisht krijimi i një nisme të përbashkët  “Bashkimi vllehëve  në të gjithë terrirtorin shqiptar ” ku të mblidhen dhe garantohen të gjitha shoqatat arrëmëne vllahe në shqipëri.

Të zgjidhë përfundimisht vendosjen e gjuhës amtare vllahe   në të gjitha katedrat e universiteteve te gjuhës vllahe si edhe në sistemin arsimor kombëtar shqiptarë kryesisht në zonat me mbi 20 nxënës deri në nivelin para universitar.

Të zgjidhë në bazë  të gjitha rregullave dhe normave të konventave ndërkombëtare të drejtën e përfaqsimit në administratën publike në nivel parlamenti pushteti qëndror dhe lokal ( njësi administrative )

Programi adreson zgjidhjen e problematikave të vërejtura në proceset elektorale në funksion të së cilës premtohen zgjedhje të lira e të drejta nëpërmjet votimit ose numërimit elektronik për t’i dhënë fund shitëblerjes së votës. A.B.D.E në programin e saj premton rezervim të mandateve politikë në rang kombëtar dhe rajonal për një barazi të plotë mes komuniteteve të shtrira në të gjithë  teritorin shqiptar duke luftuar për ndryshimin e ligjit për komunitetet kombëtare në shqipëri.

Sa i përket çështjes së pronave, “ A.B.D.E ” garantojnë në programin e tyre mbrojtjen e tokës bujqësore dhe trojeve nga ndërtimet e paligjëshme si edhe zgjidhjen e të gjithë vendimeve të padrejta në proçesin e kthimit dhe kompesimit të pronave gjithmon ku është prioritet komuniteti vlleh edhe më gjërë. Ndërsa në lidhje me reformën në sistemin e drejtësisë  për komunitetin vlleh ku ata në bazë të ligjit dhe barazisë shoqërore  të fitojnë të gjitha të drejtat e mohuara deri më sot ku ata janë pjesa më  e shëndetshme në shoqërin shqiptare “ A.B.D.E ” angazhohet “të shkëpusë nga kontrolli politik  i partive tradicionale si edhe nga PBDNJ  votën e marr prej 26 vitesh duke abuzuar me votën e tyre dhe duke mos marr parasysh asnjëherë problematikat që ka komuniteti vlleh.

SOT KOHA ERDHI TË PUNOJMË DHE LUFTOJMË PËR KOMUNITETIN TONË ARRËMËN VLLEH EDHE MË GJËRË.

Add a Comment

%d bloggers like this: